E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 të rinjtë tentojnë të grabisin nën kërcënimin e thikës dy çifte tek Liqeni Artificial

TIRANË-3 të rinj kanë rënë në pranga të policisë, pas tentativave të grabitjes që grupi kishte organizuar në zonën tek Amfiteatri pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Nga hetimet paraprake mësohet se të rinjtë kanë tentuar grabitjen e dy çifteve, ndërkohë që mësohet se njëri nga autorët i ka kërcënuar me thikë, duke i kërkuar ti jepnin telefonat dhe sendet me vlerë. 

Një kalimtar i rastit i ndodhur aty pranë ka lajmëruar uniformat blu, të cilat kanë mundur të arrestojnë të rinjtë, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar. 

3  autorët janë arrestuar nga forcat e komisariatit Nr.1. Ngjarja ka ngjallur panik të qytetarët, të cilët e frekuentojnë shumë këtë zonë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›