Berisha-anëtarësisë: Zgjidhni pa ndikim liderin që do çojë PD-në në fitore
Tiranë- Kryeministri në detyrë dhe kreu i dorëhequr i PD-së Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh në rrjetin social Facebook anëtarësisë të partisë së tij.
Berisha shprehet krenar për pritjen e kandidatëve në garë për PD-në, duke theksuar se anëtarësia kështu po krijon një mekanizëm të ri të demokracisë siç është ajo e zgjedhjes direkte të liderit të tyre. Ai fton anëtarët të zgjedhin pa ndikim më të mirin që sip0as tij do ta çojë PD-në në fitore.
“Te dashur miq, me kete mesazh dua t’ju pershendes perzemersisht dhe te shpreh krenarine time me ju anetaret dhe antarët e PD per qendrimin e qyteteruar, pritjen dinjitoze qe po deshmoni ne takimet me kandidatet tane ne gare per kryetar te Partise Demokratike. Me keto qendrime ju po ndertoni nje vlere te re, nje mekanizem te ri te demokracise sone, ate te zgjedhjes direkte te liderit te PD. Kjo ka rendesi kombetare. Sot i tere pushteti i PD qendron teresisht ne voten tuaj. Ne kete gare te gjithe anetaret e PD pavaresisht me ose pa funksione partiake ose shteterore jemi me te barabarte se kurre ne pushtetin tone per zgjedhjen e liderit te ri te partise sone. Cdonjeri nga ne ka nje dhe vetem nje vote. Me besim te plote ne mençurine, vullnetin, ndershmerine tuaj ju ftoj miqesisht ne interesin me te mire tuajin dhe te PD te perdorni voten tuaj jashte çdo ndikimi per te zgjedhur ne krye te PD kandidatin qe ju besoni dhe vleresoni se do te na udheheq me me siguri drejt fitores tone te ardhme.
Zoti ju bekofte ju dhe Partine Demokratike! sb”,- shkruan Berisha në FB.