E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan furgoni perplas per vdekje 51-vjecarin

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd i ka marrë jetën një shtetasi 51-vjeçar.

Aksidenti u regjistrua në afërsi të fshatit Mengel. Automjeti tip furgon me targa të Elbasanit ka përplasur për vdekje shtetasin Osman Shabani. Burime të policisë së këtij qarku thanë se mjeti drejtohej nga Xhevdet Shabani.

51-vjeçari u nis menjëherë për të marrë ndihmën e parë, por plagët e marra nga përplasja e fortë ishin fatale për të.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Aksidente rrugore
Humb jetën në aksident 50-vjeçari
Tiranë-Durrës, aksidentohet për vdekje 22-vjeçarja
Humb jetën gjyqtari, FSHF shtyn Superioren

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›