E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulpiana, tani modele

Ulpiana Lama, e cila ka disa vite që njihet si personazh televiziv, ka provuar edhe fotomodelimin.
Ajo shfaqet si imazh i linjës së re të veshjeve “Aphrodite Couture", dizajnuar nga Afërdita Paqarada.

  Lama njihet edhe si sociologe e politologe, përveç eksperiencave të saj si gazetare, redaktore e producente programesh.  Ajo një kohë ka qenë edhe zëdhënëse dhe këshilltare politike e ish-kryeministrit Agim Çeku.    Së fundmi, Lama është përzgjedhur si fytyra e “Pasdite në Top Channel”, pas një eksperience që pati sezonin e shkuar si opinioniste në emisionin e së dielës me Alban Dudushin. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›