E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putini perleshet me Lady Gaga-n

Ato mund të jene armike me njërat tjetrën, por Lady Gaga dhe Madonna kanë edhe diçka tjetër të përbashkët. Ashtu sikurse Madonna më parë, edhe Gaga po ka probleme me ligjin në Rusi pasi që ka promovuar të drejtat e komunitetit gej gjatë koncertit të saj atje, me 9 dhjetor.

Sipas Reuters, Vitaly Milonov, këshilltar politik i presidentit rus Vladimir Putin dhe disa anëtarë të partive në Rusi kanë dalë kundër kësaj propaganda të Gaga-s. Milonov e ka akuzuar atë se ka thyer ligjin qysh në fillim të spektaklit.

Ai tha, “Ne pamë se përmes muzikës, këngëve dhe të tjera, pati thirrje direkte për të drejtat e komunitetit të LGBT”. Homoseksualizmi është cilësuar si krim në këtë regjion që nga viti 1993.
Besohet se menagjmenti i Gagas e kanë njoftuar atë se ajo ka mundësi të arrestohet ose të dënohet me 50.000 dollarë nëse e hap gojën për të mbështetur LGBT. Edhe pse e ka marrë këtë këshillë, ajo nuk u ndalë.

Në krahë të Gaga-s ka dalë kryeministri Dmitry Medvedev, i cili nuk e akuzoi atë për këtë gjë, dhe tha, “Jo të gjitha lidhjet njerëzore janë subjekt i rregullativës legale”. Gaga e falenderoi atë për faktin që është mendje hapur dhe që e mbështeti koncertin e saj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›