E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan gjendet i vdekur 30-vjecari

Trupi i pajetë i një personi është gjetur nga kalimtarë të rastit në qytetin e Elbasanit, i cili dyshohet të jetë mbytur në lumin Shkumbin.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave kufoma është e seksit mashkull, por atij nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi.

Policia ka saktësuar se personi është rreth të 30-ave dhe mban të veshur një bluzë me vija, pantallona xhins dhe atlete.

Përmes këtyre të dhënave, uniformat blu të qytetit të Elbasanit kanë kërkuar ndihmën e banorëve për identifikimin e tij dhe për kthimin e trupit tek familja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›