E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet kontrabanda e medikamenteve

Policia e Tiranës ka bërë me dije ditën e hënë se ka goditur një rrjet medikamentesh kontrabandë, duke arrestuar tre persona të konsideruar përgjegjës.

Personat e arrestuar, sipas një njoftimi të policisë, janë shtetasit Bashkim Tahiri, babai i deputetit Sajmir Tahiri, si dhe Dritan Gjiza e Nadire Taga.

“Në kuadër të këtij operacioni policor u finalizua sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme medikamentesh të futura nga Durrësi, duke shmangur tarifat doganore”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë së kryeqytetit.

Sipas saj, gjatë një hetimi që ka zgjatur tre muaj është provuar se shtetasi Tahiri furnizohej me medikamente nga bashkëpunëtorja e tij Nadire Taga.

Kjo e fundit, vjehrra e Dritan Gjizës, i merrte ilaçet në Itali të cilat më pas, sipas policisë, futeshin nga Durrësi në vendin tonë dhe menaxhoheshin nga Tahiri dhe Gjiza.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›