Athina: Do ta ndihmojmë Serbinë për hyrjen në BE
Ministria e Jashtme greke ka përshëndetur hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit BE–Serbi më 1 shtator 2013.
“Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit BE-Serbi vërteton forcimin dhe thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes BE-së dhe Serbisë, bazuar në një kuadër të gjerë kontraktual që ndihmon në promovimin e procesit të pranimit të Serbisë, forcimin e marrëdhënieve ekonomike BE-Serbi, në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, vlerat themelore dhe parimet e BE-së, duke përfshirë edhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në deklaratën e MPJ greke.
Greqia siguron se është “një përkrahëse e vazhdueshme e kursit evropian të Serbisë dhe si kryesuese BE që nga Janari 2014, do të kërkojë të përshpejtojë përpjekjet për integrimin e vendit mik”.
(Balkanweb)