Elbasan, hidhet nga kati i katërt një grua

Një grua i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Nga të dhënat paraprake siç raportohet, viktima rreth 60 vjeç ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra për shkak të rënies nga lartësia e madhe.
Ndërkaq pas sinjalizimit për këtë rast forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes, nga ku u bë e mundur identifikimi i kufomës si Lirie Sanço.
Dyshohet se akti fatali gruas është kryer si pasojë e kushteve të rënda psikologjike, pasi gruaja kishte shfaqur shenja mërzie së fundmi./Indeksonline/