E Diel, 1 Nëntor 2026

Ratifikohet marrëveshja Kosovë-Serbi

(E plotësuar) Legjislativi i vendit me 84 për, tre kundër dhe një abstenim miratoi marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, mësohet se Sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka sulmuar deputetin Visar Ymeri, Liburn Aliun dhe deputeten Albana Fetoshi. Brenda në Kuvend ka hyrë edhe Njesia Speciale.

.........

Është bërë rreth gjysme ore, nga kur kryeparlamentari ka ndërprerë seancën për dhjet minuta pushim.

Por, në sallën e Kuvendit, deputetët e VV-së janë të vendosur tek vendet ku drejtohet seanca.Ndërkohë ministrat po qëndron në këmbë.

..........

Në kohën kur kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka ftuar deputetë që të shprehën për votimin e Projektligjit të marrëveshjes, lideri i VV-së, Albin Kurti ia ka rrëmbyer mikrofonin kryetarit Krasniqi.

Kryeparlamentari me nervozizëm për disa sekonda ia ka tërhequr mikrofonin, por Kurti nuk e ka lëshuar atë nga dora. Me kete rast, Krasniqi ka kërkuar 10 minuta pushim.

Por, paraprakisht deputetë e VV-së kanë mbajtur në duar një hartë të madhe para deputetëve në të cilën thuhet se “Kosova është e Hashimit”.

Me këtë rast reagoi kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi.

“E kuptojë të drejtën për protestë, por askush nuk guxon të ushtrojë dhunë mbi mendimin e lirë të deputetëve. Kjo nuk është demokraci. Kjo është përpjekje për të vendosur rendë jo demokratik. Kërkojë që deputete e VV-së njëherë e mirë të shkëputën nga veprimet jo demokratike. Edhe unë jam kundër kësaj marrëveshje, por nuk kam vullnet të pengojë zhvillim normal të seancës”, tha Krasniqi.

..................

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën pritet ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur më 19 prill. Aktualisht, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar deputetëve lidhur me marrëveshjen. 
Ai i ka ftuar deputetët e Kuvendit që të votojnë pro marrëveshjes.

Ai tha se kjo Marrëveshje 15 pikëshe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Thaçi ndër të tjera tha se kjo marrëveshje sipas tij i hap rrugë stabilitetit.

Ai pohoi se marrëveshja mundëson një sistem unitar ligjor, dhe sipas tij gjithçka është aranzhuar në atë mënyrë që të respektohet Kushtetuta e Kosovës. 

Fillimisht seanca ishte ndërprerë, pasi nuk kishte kuorum në sallë.

Të gjitha Grupet Parlamentare e kanë mbështetur ratifikimin e marrëveshjes, pos VV-së. Deputetët janë duke diskutuar një nga një. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të mos e përkrahin Vetëvendosjen por flisni të vërtetën dhe tregoni se çfarë kriminelësh janë Qeveria e Kosovës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›