E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, i dënuari merr leje për të shkuar në shtëpi, arratiset

ELBASAN- Mori 2 javë leje leje për të shkuar tek familja, nuk kthehet më në burgun e Peqinit.

Ngjarja ka ndodhur në Peqin, kur 37-vjecari Lulzim Paja kishte kërkuar leje tek drejtuesit e burgut dhe pasi ka shkelur lejen nuk është kthyer më të dielën që ishte dhe dita e fundit e lejes.

Kjo ka alarmuar autoritetet e burgut, të cilat kanë denoncuar në polici. Ndërsa kjo e fundit është vënë në kërkim të 37-vjecarit.

Mësohet se ai ishte dënuar 17 vite burg për vrasje dhe prej tyre kishte kryer 15 vite. Ndërkaq kërkimet janë përqëndruar tek të afermit e tij, ku mendohet se mund të jetë fshehur për t’iu shmangur dënimit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›