Islami, sot grupi i PS vendos me votim të hapur
TIRANË- Grupi parlamentar i PS-së pritet të diskutojë dhe vendosë sot, në lidhje me përjashtimin e deputetit Kastriot Islami.
Kryetari i grupit Gramoz Ruçi në mbledhjen e kryesisë, u ngarkua që të thërriste deputetin Islami për të sqaruar mungesën e tij, në votimin për kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj, në seancë plenare.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, pritet të mbahet sot në ora 13:00.
Kryetari socialist, Edi Rama ka zhvilluar dje, takime me anëtarë të kryesisë së PS-së dhe me deputetë të ndryshëm, me të cilët ka diskutuar veç çështjeve organizative, edhe çështjen e përjashtimit të Islamit.
(el.me/GSH/BalkanWeb)