Murphy shte cinike te thuhet se SHBA duan falsifikimin e historise se dikujt
I ngarkuari me pune ne ambasaden amerikane ne Kosove Michael Murphy tha sot ne Prishtine se eshte cinike loja me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per ruajtjen e trashegimise kulturore ne Kosove. Ai i beri keto komente gjate perurimit te Kishes se Shen Nikolles ne Prishtine nje nga objektet ortodokse te demtuara gjate trazirave te dhunshme te muajit mars te vitit 2004 ne Kosove.
Zoti Murphy shprehu keqardhjen per kritikat qe i jane bere ne Serbi marreveshjes se mirekuptimit te nenshkruar dite me pare ndermjet sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton dhe presidentes se Kosoves Atifete Jahjaga per ruajtjen e trashegimise kulturore ne Kosove.
Zevendeskryeministri i Serbise Ivica Dacic kishte deklaruar se kjo ishte nje perpjekje per te falsifikuar historine serbe ne Kosove. Nje qendrim kritik kishte shprehur edhe ambasadori rus ne Beograd Aleakasandar Konuzin.
Zoti Murphy tha sot se Shtetet e Bashkuara kane nenshkruar 24 marreveshje te tilla me vendet anekend botes perfshire edhe Serbine. Ai tha se eshte per keqardhje dhe ndoshta edhe pak cinike qe dikush ka zgjedhur te beje lojera politike me gatishmerine e Shteteve te Bashkuara per te marre pjese ne ruajtjen e trashegimise kulturore dhe per te sygjeruar qe Shtetet e Bashkuara kane ndonje interes ne falsifikimin ose vjedhjen e historise se dikujt. Ne jemi te interesuar qe te ruajme trashegimine kulturore te serbeve shqiptareve hebrenjve dhe popujve anekend botes. Prandaj mendoj se kjo marreveshje ishte e mire. shte per keqardhje qe dikush zgjedh qe te beje lojera politike me te tha zoti Murphy duke nenvizuar se ndjehet krenar me rolin qe Shtetet e Bashkuara kane luajtur ruajtjen e monumenteve te medha ortodokse serbe ne Kosove.