Elbasan, incident mes Bashkisë dhe PD për vendosjen e ekranit të spoteve elektorale
ELBASAN-Fundjava në qytetin e Elbasanit është shoqëruar me incidente mes të rinjve të Forumit Rinor të PD dhe policisë bashkiake të këtij qyteti.
Në orët e para të mbrëmjes së shtunë, policia bashkiake e Elbasanit pengoi zhvillimin normal të një aktiviteti të Forumit Rinor të PD që sipas autoriteteve ishte pa lejen e pushtetit vendor. Policia bashkiake nuk ka lejuar që organizatorët të vendosnin një ekran gjigand në qendër të qytetit, pasi sipas tyre ata nuk kishin lejen përkatëse si dhe sepse në atë vend të shpallur zonë historike nuk lejohen aktivitetet.
Ndërkaq incidenti ka marrë ngjyrime të forta politike pasi aktiviteti ishte i Forumit Rinor të PD ndërsa bashkia e Elbasanit drejtohet nga socialistët.
Kreu i PD, Luciano Boç akuzoi Bashkinë e Elbasanit se nuk i lejoi të kryejnë vendosjen e spoteve elektorale sic kishin njoftuar prej ditësh tek Bashkia. Sipas Boçit, dega e PD i ka dërguar një kërkesë Bashkisë para dy ditësh, por nuk mori asnjë përgjigje.
"Aktivistet e PD, dega Elbasan, u mblodhen sot ne sheshin 'Gensher' per vendosjen e ekranit te spoteve elektorale brenda te gjitha rregullave ligjore. Por, kjo nuk ka gjetur mbeshtetjen e policise bashkiake qe ka penguar punimet per vendosjen e ketij ekranit. Bashkia nuk ka dhene asnje arsye per te justifikuar kete nderhyrje te Policise Bashkiake, pasi nuk ka asnje vendim te Keshillit Bashkiak ne lidhje me kete. Nderkohe qe aktivistet e nje subjekti tjeter politik kunder cdo vendimi te Keshillit Bashkiak kane vendosur cadren bunker vetem 20 m larg pallatit te sportit, vendi ku jane vendosur 3 KZAZ te qytetit te Elbasanit.
Dy standardet e ndryshme qe po perdor Bashkia e Elbasanit jane te papranueshme per qytetaret, pasi bashkia eshte nje institucion qe u perket qytetareve dhe jo PS", citon ne nje njftim te saj dega e PD, Elbasan.
Përkundër deklaratës së degës demokratike të Elbasanit vjen deklarata nga Bashkia e këtij qyteti. Sipas tyre, PD jo vetëm që nuk ka sjellë kërkesë për kete aktivitet, por ka tentuar të vendosë me forcë ekran televiziv në një zonë historike ku ndalohen aktivitete artistike.
“Nuk kemi marrë asnjë leje nga PD për të zhvilluar kete aktivitet. Sot deputetët e PD, kanë ofenduar dhe provokuar policët bashkiake. Theksojmë se zona ku vihet ekrani nga organizatorët është zonë historike, ndalohet çdo lloj aktiviteti në këtë zonë”.
Më tej Bashkia e Elbasanit sqaron se ‘pas presionit dhe ofendimeve bashkia është tërhequr dhe ata e kanë vendosur me dhunë ekranin e madh në sheshin ‘Aqif Pasha’”.
(d.b/BalkanWeb)