E Shtunë, 31 Tetor 2026

I bie dega e pemës mbi kokë, humb jetën në pyll kryeplaku i Tunjës

GRAMSH-Kryeplaku i fshatit Tunjë në nënprekturën e Gramshit ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e të shtunës. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, 50 vjeçari Gëzim Hoxha u gjend në gjendje të rëndë nga të afërmit në masivin pujor të Tunjës ku ai kishte qenë duke prerë lëndë drusore.
50-vjeçari është gjendur në pyllin e fshatit në gjendje koma si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga një trung peme. Goditja ka qenë fatale për jetën e tij. Familjarët, të cilët e gjetën pas dy orë kërkimesh e kanë transportuar me urgjencë për në spitalin bashkiak të Gramshit por ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ndërkaq policia pas dëshmive të marra familjarëve të viktimës dhe hetimit paraprak e ka cilësuar ngjarjen e rëndë aksidentale.

(d.b/F.Popja/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›