Elbasan, kampe verore për 700 fëmijë të komuniteteve në nevojë
Elbasan- Kampe verore për fëmijët në nevojë janë organizuar për të gjashtin vit me rradhë në qytetin e Elbasanit.
Bashkia në bashkëpunim me organizatat joqeveritare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë qytet kanë bërë të mundur përfshirjen e një numri prej 700 fëmijësh të vegjël që të përfitojnë nga ky shërbim.
Fëmijë kryesisht që vijnë nga komunitete në nevojë, por jo vetëm. Kapmet verore janë konceptuar si një shkëmbim eksperiencash midis fëmijeve, mbrojtjes, edukimit dhe argëtimit të tyre gjate periudhës së pushimeve. Me një fokus të veçantë tek fëmijët vulnerabël dhe veçanerisht fëmijet e komunitetit rom
Kryetari i bashkisë Elbsasan Qazim Sejdini ka shdrytëzuar rastin që tu urojë fëmijëve pushime të mbara dhe ka shprehur kënaqësinë e organizimit të këtyre kampeve që kanë akomoduar shumë fëmijë.
Gjithashtu aktivitetet konsistojnë edhe në aspektin sensibilizues dhe praktik mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve mbi informimin për të drejtat e tyre dhe gjithëpërfshirjen pas asnjë dallim dhe diskriminimin.