Gara për PD-në, Topalli: Spërfshihem në fushatë, trillime të Ramës
Tiranë- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar në rrjetin social Facebook për të hedhur poshtë zërat se ajo është përfshirë në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
Nëpërmjet një postimi, Topalli ka hedhur poshtë këto zëra të publikuara në media, të cilat sipas saj janë vetëm trillime të kryetarit të opozitës, dhe të mediave që sipas saj, ‘dirigjohen’ nga Rama.
Ja edhe postimi i plotë i Topallit në FB:
Të dashur miq!
Duke marre shkas nga permendja e emrit tim ne disa media te shkruara, te dirigjuara kryekeput nga Edi Rama, per perfshirjen time ne fushaten per zgjedhjen e Kryetarit te Partise Demokratike, dua te sqaroj opinionin publik dhe, vecanerisht demokratet, se ky eshte nje mashtrim dhe trillim.
E konsideroj te padenje, te papranueshme dhe te ulet perdorimin nga kushdo te emrit tim.
Ftoj demokratet te hedhin poshte me percmim insinuatat e stisura nga Edi Rama me mediat e tij.
Ftoj demokratet te votojne sipas ndergjegjes se tyre per ate qe besojne se do ti coje ne fitore! Jozefina