E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etore Sekui: Ndërtoni dhe ura, jo vetëm mure

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Uollfarth dhe ambasadori i KE-së Etore Sekui kërkuan sot bashkëpunim mes pushtetit lokal pavarësisht përkatësisë politike.

Kreu i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se duhet të përmirësohet shërbimi publik dhe për këtë sipas tij duhet të plotësohen dy kushte ku e para është transparenca dhe e dyta është përgjegjësia.

Përveç mureve duhet të ndërtoni dhe ura, theksoi Etore Sekui.

Duke folur në seminarin e KiE-së me pushtetin vendor, kreu i OSBE-së Ëollfarth theksoi se është mjaft e rëndësishme që të punohet përtej barrierave politike.

Ndihmoni qytetarët të përfshihen në vendimmarrje, për të ndërtuar ambient pune profesional, jepini zgjidhje vështirësive në komunitetet për të ndërmjetësuar për nevojat me qeverisjen vendore dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin pavarësisht barrierave politike në përfitim të komuniteteve tuaja- tha ai.

Sipas tij, avokatia ndaj nevojave dhe puna përtej barrierave politike janë dy çështje shumë të rëndësishme që duhet të udhëheqin të zgjedhur vendorë.

Ju nevojitet një organizëm bipartizan kombëtar për të bërë avokatinë për ju e të shtrini shërbimet. Pavarësisht ndasive politike loboni bashkë në nivelet qëndrore, duke qenë konstruktivë dhe jo militantë- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›