Elbasan, kapet me 40 doza marijuanë, në pranga 28-vjeçari
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan pasi është kapur me 40 doza lëndë narkotike. Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Artan Demoreti, banues në lagjen "Skenderbej" në Elbasan.
28-vjeçari është ndaluar nga patrulla e policisë pranë stacionit të trenit në Elbasan dhe pas kontrollit i është gjetur edhe sasia e drogës e llojit marijuanë.
Ndërkohë ndaj të riut ka nisur procedimi penal për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.