E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Malësinë e Madhe, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së djeshme në fshatin Vukël të komunës Kelmend të Malësisë së Madhe.

Sipas burimeve nga policia në pranga është vënë 43-vjeçari Gëzim Aliaj i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 33-vjeçarit, Gjovalin Vuçinaj dhe plagosjes së Bardhok Grishaj.
 

Sipas policisë dyshohet se autori ka qëlluar me armë ndaj viktimës pas një konflikti me këtë të fundit ndërsa nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe Bardhok Grishaj i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›