E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, konflikti për pronën, plagoset 43-vjecari dhe nëna e tij

ELBASAN- Konflikti për pronësinë, ka cuar në plagosjen e një 43-vjecari dhe nënës së tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Shën Koll” në Elbasan, ku mësohet se një 37-vjecar, i ka qëlluar ato me thikë disa herë, gjatë një grindjeje për pronat.

Të plagosurit jane identifikuar si Bukurie dhe Arben Qosja, përkatësisht nënë e bir. Mësohet se ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit, dhe 43-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga hetimet e para të policisë në Elbasan, mësohet se 37-vjecari me iniciale F.H, ka qëlluar disa herë me thikë në kraharor Arben Qosen, dhe nënën e tij, e cila është përpjekur të ndërhyjë gjatë konfliktit. Sipas policisë 37-vjecari vuan nga crregullime psikike, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›