Elbasan, konflikti për pronën, plagoset 43-vjeçari dhe nëna e tij
ELBASAN- Konflikti për pronësinë ka çuar në plagosjen e një 43-vjeçari dhe nënës së tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Shën Koll” në Elbasan, ku mësohet se një 37-vjeçar i ka qëlluar ato me thikë disa herë gjatë një grindjeje për pronat.
Të plagosurit jane identifikuar si Bukurie dhe Arben Qosja, përkatësisht nënë e bir. Mësohet se ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe 43-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Nga hetimet e para të policisë në Elbasan, mësohet se 37-vjeçari me iniciale F.H, ka qëlluar disa herë me thikë në kraharor Arben Qosen dhe nënën e tij, e cila është përpjekur të ndërhyjë gjatë konfliktit. Sipas policisë 37-vjeçari vuan nga çrregullime psikike, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)