E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë të moshuarin gjatë grabitjes në banesë, arrestohen dy persona

policia-plagosjeGjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar dy shtetas pasi dyshohet se kanë vrarë një të moshuar gjatë tentativës për grabitje në banesën e saj.

Dyshohet se të dy këta persona kanë tentuar të grabisin shtëpinë e Pandeli Magllarës që mbeti i vdekru ditën e shtunë.

Të arrestuarit janë shtetasit Adrian Qotekaj dhe Dashamir Kamo, përkatësisht 25 dhe 33 vjeç, nga Libohova.

Qotekës policia i gjeti në makinë doreza me gjak, fishekë dhe mjete që presin hekura. Po ashtu gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe ikona të vjedhura në disa kisha të Dropullit.

Ndërsa të ndaluarit Dashamir Kamo policia i gjeti xhinse me njolla gjaku.

Hetimet po viojnë për të zbardhur të plotë detajet e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›