Vëmendja kalon në Kupë, korçarët duan dy trofe
Më e komplikuar është çështja në Kupën e Shqipërisë. Kjo, nisur edhe nga rezultati i ndeshjeve të para. Bylisi ka barazuar në Korçë 1-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa 0-0 është ndarë edhe ndeshja Kukësi-Laçi. Skënderbeu ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, megjithatë, kërkon trofeun e dytë. Ndërsa Bylisi, Kukësi dhe Laçi kërkojnë për herë të parë finalen, njëkohësisht edhe trofeun, çka do ta çonte edhe fituesin në Ligën e Europës. Nëse Skënderbeu del në finale, Kukësi ose Laçi sigurojnë Europën.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)