Elbasan, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi
ELBASAN- Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të një automjeti ka ndodhur gjatë kësaj fundjave në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Elbasanin.
Aksidenti sipas burimeve zyrtare nga njësia e Qarkullimit rrugor për Qarkun e Elbasanit ndodhi në vendin e quajtur Mirakë Plane të komunës së Polisit.
Sipas të njëjtit burim automjeti tip "PIRUA" me drejtues shtetasin Alban Hoxha 27-vjeç ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Si rezultat i këtij aksidenti drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë në trup dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Ndërkaq policia ka filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ndërsa i dëmtuari sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
(el.me/news24/BalkanWeb)