Autostop në mesnatë! Mos ndaloni, janë banditë jo hallexhinj
Tiranë – Shesh përpiqesh të ndihmosh dikë dhe bie viktimë. Autostopi po shndërrohet në modë grabitjeje në rrugët e Shqipërisë dhe ndishat këshilla më e mirë për drejtuesit e makinave është të mos u ndalojnë hallexhinjve të natës, pasi ndodh shpesh që ata nuk janë njerëz që kanë nevojë për ndihmë, por janë kriminelë që grabisin bamirësin e tyre.
Viktima e radhës e këtij krimi është Fatjon Gazheli, një ekonomis 37 vjeçar. Ndodhet i shtruar në dhomën numër 9 në repartin e neurokirurgjisë në spitalin ushtarak, për shkak të plagëve të shumta që ka marrë pas një sulmi që për pak i ka kushtuar jetën. Isha duke udhëtuar drejt Durrësit – tregon për gazetën IDEA i riu nga kryeqyteti. Në afërsi të Zogut të Zi, shoh një djalë të ri që ma bën me dorë dhe më kërkon ndihmë. E pyeta cfarë kërkonte dhe mu lut ta merrja me makinë deri tek pallatet e malajzianit që janë pak më tutje, pranë kthesës së Kamzës. E mora në makinë pasi mendova se po e ndihmojë pasi ishte natë. Ai mu lut ta lë pranë një pallati ku nuk kishte ndriçim dhe sapo ndalova makinën ai mu sul. Pashë nga errësira që dolën edhe dy persona të tjerë. Njëri prej tyre mu hodh përsiper dhe më ka gjuajtur nuk e di sa here me nje shkop të trashë në kokë. U përpoqa të bëja rezistencë por ata vetëm më gjuanin. Më hodhën përtokë, mbaj mend se ata morën makinën dhe ikën
Kështu tregon për gazetën IDEA , i riu që u sulmua pas një autostopi për grabitjen e radhës të ndodhur në mesnatë në kryeqytet. Mjekët e spitalit ushtarak i kanë qepur plagët e shumta që ka në kokë dhe e kanë shtruar tek neurokirurgjia pasi sipas tyre për shkak të plagëve ai ka nevojë të mbahet në këtë repart. Pranë i qëndron një prej miqve të tij, i cili shpesh shprehet se si ka mundësi të bësh mirë dhe të të sulmojnë kështu
Por pas dhunës barbare ndaj tij, një banor fare rastësisht ka parë në mesnatë këtë sulmdhe ka njoftuar policinë. Komisariati numër tre thotë se ka arrestuar dy të rinj që po largoheshin nga vendngjarje me makinën e vjedhur, njëri prej tyre nga fshati Yrshek me emrin Bajram Taullai i vitlindjes 1985 dhe bashkepuntori i tij Avni Bami nga Babrruja, i vitlindjes 1987, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër i ri i cili për momentin ja ka dalë mbane ti shpetojë arrestimit të policisë
Edhe më parë drejtues automjetesh që u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së qytetarëve për ti marrë në makinë e kanë pësuar në këtë mënyrë.
Shkrime të tjera me interes:
- Irani kërcënon arabët: Mos ndaloni naftën tonë! Iran- Irani ka paralajmëruar vendet e Gjirit Persik që të...
- Sondazhi tronditës në Britani : Fëmijët janë “kafshë” Britani- Thuasje gjysma e britanikëve mendojnë se fëmijët janë të...
- Zbardhja e “21 janarit”, familjarët letër Arvizut: Drejtësia të mos heshte Tiranë- Familjarët e viktimave të 21 janarit i kanë dërguar...