E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, makina përplas 6 vjecarin, vdes në spital

Një i mitur 6-vjecar me inicialet N.B ka gjetur vdekjen në një aksident të rëndë automobilistik. Sipas burimeve policore kanë qënë shpejtësia e madhe e automjetit dhe dalja e fëmijës në rrugë shkak i këtij aksidenti. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit. 

ELBASAN- Një i mitur 6-vjecar me inicialet N.B ka gjetur vdekjen në një aksident të rëndë automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit mesditen e së martës, kur një makinë tip Wolsvagen me targa TR 7293C ka aksidentuar për vdekje vogëlushin.
Sipas burimeve policore kanë qënë shpejtësia e madhe e automjetit dhe dalja e fëmijës në rrugë shkak i këtij aksidenti.
Policia ka mundur të ndalojë drejtuesin e mjetit, 20 vjeçarin Gjino Leku nga Elbasani ndërsa i mituri 6 vjecar pasi është dërguar në spitalin rajonal ska mundur ti shpëtojë vdekjes.

Një tjetër aksident është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes të së martës në aksin rrugor Elbasan- Peqin në vendin e quajtur Papër, ku si pasojë mbetën të plagosur tre persona. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një furgoni me një zetor. Të dëmtuarit sipas burimeve spitalore ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i zetorit është shoqëruar në komisariatin e Elbasanit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›