Fushë Arrëz, sherr me armë në qendër të qytetit
Të shtëna me armë dhe goditje me leva kanë tronditur pasditen e sotme qytetin e Fushë-Arrëzit. Gjon Ndue Prendi është goditur me levë në kokë nga Artan Gjin,i i cili është arrestuar si autori i ngjarjes që ka terrorizuar edhe banorët e në qendër të qytetit.
FUSHE-ARREZ- Të shtëna me armë dhe goditje me levë kanë tronditur pasditen e sotme qytetin e Fushë-Arrëzit. Një sherr mes 2 vellezërve Ndue dhe Dede Prendi me Artan Gjinin ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Pasi ka zbrazur tre karikatorë me fishekë në ajër, autori i ngjarjes Gjini ka goditur me levë në kokë njërin prej vellezërve Prendi. Si pasojë ka mbetur i plagosur me fraktuara të rënda në kokë dhe trup Ndue Prendi.
Në sherrin banal është gjendur edhe polici i komunës së Gjegjanit Dede Prendi, i cili mesohet të jetë dhe vëllai i përsonit të plagosur. Policia e Pukës pas mbërritjes në vendgjarje ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Artan Gjini si dhe po punon për ndalimin edhe te dy personave të tjerë të cilët mendohet se kanë qënë pjesë e konfliktit, shkaqet e të cilit nuk dihen ende. I dëmtuari Ndue Prendi është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjeksore. Në vendgjarje ka mbërritur dhe shefi i komisariatit të Pukës, Gjin Lesi.
(e.n/News24/BalkanWeb)