Sot vendoset fati i Liqenit Artificial i Tiranës
Ditën e sotme, Instituti i Shëndetit Publik do të nxjerrë një raport përfundimtar. Nga analizat paraprake rezulton se dita-ditës, situata e Liqenit po vjen drejt përmirësimit
TIRANE-Ditën e sotme, Instituti i Shëndetit Publik do të nxjerrë një raport përfundimtar të nivelit të përbërësve ndotës në ujin e Liqenit Artificial të Tiranës. Por, nga analizat paraprake rezulton se dita-ditës, situata e Liqenit po vjen drejt përmirësimit. Sipas specialistëve, ka rënie të mbetjes së thatë dhe aminiakatëve, gjë që është tepër pozitive për jetën e gjallesave. Po ashtu, edhe Agjencia Rajonale e Mjedisit është duke përpunuar të dhënat e analizave që janë kryer në këtë liqen. Por, deri më tani të dy autoritetet shprehen pozitivisht për gjendjen. Pra, dita e sotme do të përcaktojë fatin e liqenit të Tiranës, nëse do duhet të zbrazet apo jo. Ndërkohë që një ditë më parë, prefekti i Tiranës ka bërë një mbledhje urgjente me aktorë përgjegjës për të gjetur një zgjidhje emergjente për situatën e krijuar tek liqeni dhe i ka tërhequr vëmendjen pushtetit vendor, që nuk ka marrë masa të menjëhershme për këtë çështje. Gjatë kësaj mbledhjeje janë debatuar dhe çështje të tjera, siç është mundësia e zbrazjes së liqenit. Dhe, është vendosur se nëse do të merret një vendim i tillë, Liqeni Artificial i Tiranës do të mbushet nga liqeni i Farkës, duke qenë se dy liqenet lidhen nëpërmjet një tuneli.
(d.b/BalkanWeb)