Elbasan, makina përplas kalimtarin vdes i moshuari
ELBASAN- Një 70-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Peqin.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në afërsi të fshatit Pajovë teksa një automjet tip Benz ka përplasur të moshuarin i cili po kalonte në këmbë aty pranë.
Për pasojë 70-vjecari Ramazan Bahja ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda nga përplasja e fortë. Menjëhërë në vëndngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat ndaluan drejtuesin e automjetit ndërsa nisën hetimet në lidhje me aksidentin. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit.
(s.g/BalkanWeb)