E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS të heqë dorë nga politika e vjetër Të bashkëpunojë

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim përsëriti sot ftesën ndaj Partisë Socialiste për të bashkëpunuar për reformat kryesore në vend. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i kësaj partie Ardit Cela nënvizoi sot, në një prononcim për shtyp, se qëndrimi i socialsitëve deri tani ka qenë bllokues, ndaj PS duhet të heqë dorë nga politika e vjetër.

“Partia Socialiste duhet ta kuptojë njëherë e mirë, se interesat kombëtare qëndrojnë mbi gjithçka, dhe se qëndrimi në llogore të mbyllura e të betonuara, vetëm e vetëm për hirë të interesave personale, është kontributi më negativ që mund të japë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.”- tha Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i LSI-së.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›