E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë- Kakavijë fluks emigrantësh largohen drejt Greqisë

KORCE- GJIROKASTER- Pikat kufitare shqiptare po përballen këto ditë me fluksin e largimit të shqiptarëve nga vendlindja drejt vendeve të tyre të punës jashtë atdheut. Sot në mesditë në pikën kufitare të Kapshticës, Korcë radhët e makinave që prisnin të dilnin në tokën greke kanë qenë të gjata. Policia kufitare informon se gjatë 24 orëve kanë kaluar kufirnin 6 mijë emigrantë dhe 2800 mjete. Pala shqiptare po punon me 8 sportele ndërsa ajo greke me 3.

Edhe në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastrës është vënë re fluks I emigrantëve shqiptarë por nuk raportohen radhë. Policia kufitare informon se në 24 orë kanë kaluar kufirin 4200 emigrantë dhe 1200 mjete. Pala shqiptare punon me 9 sportele, ndërsa ajo greke me 5 sportele.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›