E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, mbi 70 fëmijë çdo ditë në spital

Elbasan- Luhatja e temperaturave ka dërguar në spitalin e Elbasanit një numër të madh fëmijësh me shqetësimet e stinës.

Sipas burimeve nga spitali përditë paraqiten mbi 70 pacientë të vegjël, ndërkohë që 30 prej tyre janë të shtruar, pais kanë qenë në gjendje më problematike.

Shefi i pavijonit në spitalin pediatrik të Elbasanit, Edmond Laho thotë se fëmijët paraqiten kryesisht me viroza të stinës. Nuk kanë munguar rastet me temperaturë të lartë, këputje, diarre e të vjella.

“Prindërit duhet të jenë të kujdeshëm me fëmijët e vegjël dhe duhet të bëjnë përpjekje për t’i mbajtur ata në temperatura konstatnte”- thotë Laho, duke shtuar se ndërrimi i ambientit dhe temperaturës ka pasoja negative në shëndetin e fëmijës.

Ditët e fundit, sipas mjekëve, fluksi ka ardhur në rritje, por për fat të mirë nuk ka pasur raste kritike për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›