E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, mbillen 28 hektare me pyje ne vere

Me nje fond prej 5.5 milion lekesh ka perfunduar mbjellja e 28 hektare pyje ne komunat Mollas dhe Klos te Elbasanit. Drejtori i kesaj ndermarrje ne Elbasan Haxhi Murati u shpreh se ne keto zona u mbollen peme dekorative si plep, pisha, qershi e eger etj. 20% e fondit eshte nga te ardhurat e vete drejtorise, ndersa pjesa tjeter eshte akorduar nga Ministria e Mjedisit. Duke u ndalur ne kete drejtim drejtori Haxhi Murati u shpreh se " krahasuar me nje vit me pare eshte dyfishuar siperfaqja e mbjelle me pyje ne territorin e Elbasanit. Vemendja eshte perqendruar ne zonat kodrinore si ne Dumre, Sulove etj". 53 000 hektare pyje dhe kullota ne Elbasan jane nen administrimin e Drejtorise Rajonale te Pyjeve dhe Kullotave dhe 28 mije hektare i kane kaluar pushtetit lokal. Sipas nje raporti te Agjencise Kombetare te Mjedisi pakesimi i siperfaqeve pyjore dhe erozioni qe ka perfshire prej kohesh ekosistemin natyror te vendit eshte kthyer ne nje problem emergjent per mjedisin shqiptar. Sipas te dhenave te Agjencise Kombetare te Mjedisit (AKM), siperfaqja pyjore e vendit tone, qe llogaritet ne rreth 1 milion hektare, po kercenohet seriozisht nga erozioni, pasoje e shfrytezimit pa kriter te kesaj pasurie. Keshtu, perdorimi per perfitime vetjake dhe ndertimet e shumta pa leje dhe pa asnje studim mjedisor kane bere qe nga kurorat me pyje e drure qe rrethonin dikur Tiranen te shkojne vazhdimisht drejt zhdukjes. Sipas studimeve te AKM-se, edhe ne vijen bregdetare te Durresit, rreth 40 kilometra, brezi pyjor po shkon drejt zhdukjes graduale, duke prere qindra pisha. Demtime jane bere ne plazhin e Porto Romanos, ate te Currilave, Kepit te Lalzit etj, ku pothuaj po zhduken gjurmet e gjelberimit pyjor. Problematike, gjendja paraqitet edhe ne siperfaqen pyjore te Beratit, ku zonat me te prekura paraqiten pyjet e Tomorit, Bogoves, Terpanit etj.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›