E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Meta pjese e qeverise dhe kryetar i LSI

Levizja Socialiste per Integrim ende nuk ka nje date per fillimin e negociatave me Partine Demokratike per krijimin e koalicionit qeverises, por ka tashme objektivat per portofolat qeveritare, te cilat bazohen mbi prioritet dhe programin e saj. Ministria e Ekonomise, Ministria e Shendetesise, ajo e Arsimit dhe e Punes, do te jene ministrite te cilat do te kerkohen nga aleati me i ri i Partise Demokratike. Nderkohe qe zyrtare te larte te LSI-se, konfirmojne se kryetari i tyre Ilir Meta, do te jete pjese e qeverise dhe se pavaresisht nga kjo, ai do te jete ende drejtues i forces politike. "Pavaresisht nga pozicioni qe do te mbaje ne qeverisjen e ardhshme, lidershipi i LSI-se do te jete prezent", ka qene deklarata e kryetarit te Komitetit Drejtues Kombetar te LSI, Edmond Haxhinasto, i cili ka bere prezente dje se prioritetet kryesore qe do te parashtrojne ne tryezen e negociatave, sigurisht jane te lidhura me ato prioritete qe kane paraqitur politikisht gjate zgjedhjeve te 28 qershorit. "Prioritetet konsistojne ne ceshtjet e zhvillimit me ritme me te shpejta te vendit, zhvillimin e sektoreve te caktuar, sikurse eshte zhvillimi ekonomik, ceshtjet qe kane te bejne me papunesine. Gjithashtu nje pjese e rendesishme e prioriteteve tona ka te beje me rritjen e cilesise se sherbimeve publike sikurse eshte shendetesia dhe arsimi", sqaron Haxhinasto. Gjithashtu, sipas tij, prioriteti tjeter konsiston dhe ne paketen per perkujdesjen sociale, ku sikurse dihet tashme, LSI ka hartuar dhe nje pr/ligj per moshen e Trete. Ne menyre te vecante ai theksoi se LSI-ja, ka pergatitur nje pakete te posacme per t'i ardhur ne ndihme gjithe asaj kategorie te shoqerise sone qe perfitojne nga perkrahja sociale, ku sipas asaj qe kane detajuar, rezulton nje rritjen e kesaj perkrahje, ne krijimin e vendeve te punes per kete kategori shoqerore. Por, per fillimin e negociatave zyrtare LSI-PD, me sa duket do te shfrytezohen afatet e fundit Kushtetuese. "Nuk ka akoma nje date, por sigurisht qe negociatat do te zhvillohen. Gjithe kjo kohe do te perdoret ne menyre efikase, per te bere negociatat perkatese dhe per te arritur ato objektiva politike dhe ate program te perbashket, qe ne deshirojme te realizojme", bene te ditur kreu i KDK-se, per fillimin e negociatave. Sipas tij, prag-krijimi i qeverise se re nuk diskutohet vetem portofolat ministrore qe mban partia, por diskutohen prioritetet qeverisese dhe kontribute te perbashketa per hartimin e buxhetit qe do te mbeshtes prioritetet qeverisese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›