Punimet, tuneli mbyllet per dy nete
Blerina Hoxha
Tuneli aktiv i autostrades se re Tirane-Durres do te mbyllet edhe per dy dite te tjera gjate nates, per shkak te veshjes me shtrese betono te rreth 300 metrave qe ndodhen ne tunelin tashme funksional. Lajmin e ka dhene Ministria e Transportit, sipas te ciles, njoftohen te gjithe perdoruesit e autostrades Rreshen-Kalimash se, Tuneli i Thirres ne kete autostrade do te jete i mbyllur per trafikun nga ora 23:00 e dites se marte, deri ne oren 7:00 te dites se enjte. Ky kufizim i perkohshem kryet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe perforcuese ne galerine jugore, te cilat per arsye teknike dhe sigurie nuk mund te zhvillohen ne prezence trafiku. "Ju kerkojme ndjese per shqetesimin te gjithe perdoruesve te kesaj autostrade ne Shqiperi dhe Kosove dhe njekohesisht i falenderojme per mirekuptimin" u shpreh me ane te njoftimi zyrtar ministria e Transportit. Autostrada e re ka nisur te funksionoje qe nga data 25 qershor i ketij viti dhe qe prej kesaj dite, Tirana me Prishtinen jane vetem tre ore distance larg. Rruga qe lidh Portin e Durresit me Morinen, ne kufi me Kosoven, pershkohej nga dy drejtime rrugesh ekzistuese, asnjera prej te cilave nuk i pergjigjej kerkesave per nje rruge qe do te lidhte dy rajonet ne fjale, nevojave te trafikut dhe te levizjes mallra/pasagjereve. Kjo per faktin, se si njeri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga Qafa e Malit, ne lartesi mbi 1000 m dhe zbret ne lugina ne kuota 300-600 m, duke pershkuar distancen prej 234 apo 214 km nga 5 deri ne7 ore, me shpejtesia 30-45 km/ore, krejtesisht te pamjaftueshme per nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Autostrada Durres-Kukes-Morine, projekti me i madh infrastrukturor ne Shqiperi, eshte me 4 korsi, 2 korsi ne cdo drejtim, dhe shpejtesia e levizjes lejohet 80-100 km/ore. Ndertimi i saj perfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.6 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rruge eshte mbi ura dhe struktura deri ne 80 m lartesi. E gjithe kjo veper inxhinierike madhore u ndertua nga kompania turko-amerikane Enka & Bechtel. Nje ane rruges eshte bere e kalueshme dje per automjetet, ndersa korsia tjeter sidomos ajo e pjeses se Tunelit pritet te behet gati ne shtator.
Rruga e re lehtesoi turistet kosovare
Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine, sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia. Keshtu, qe ne veren e ketij viti, qindra mije pushuesit nga Kosova e kane patur shume me te lehte per te ardhur ne plazhet e Durresit. Edhe 'nxitimi' per te ndertuar ne krah te rruges se re objekte sherbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqesore dhe industriale eshte i kuptueshem. Fluksi i madh i turisteve ne kohen e veres, por dhe zgjerimi i tregtise me Kosoven, fale Marreveshjes se Tregtise se Lire, e ben mjaft atraktiv kete segment te ri rrugor. Autostrada e re, e konsideruar si nje veper gjigante, kalon ne Durres-Vore-Fushe Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia totale e kesaj autostrade llogaritet 170 km, ndersa gjatesia e re e rruges per t'u ndertuar rezultoi 111 km. Rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine, jo vetem qe shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget ekzistuese, por e lidh e me shume infrastrukturen rrugore me Korridoret e Paneuropiane. Rruga e re krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore, duke realizuar lidhjen e Morinit ne kufi me Kosoven, me Durresin, per vetem 2 ore e 30 minuta. Rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka jo vetem lidhja e kesaj treve, por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Korridorin Pan Evropian nr.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke, e ben kete arterie mjaft me perspektive per Kosoven, Shqiperine dhe vete rajonin.