E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan mbyllen 500 biznese


Rreth 500 subjekte të biznesit të vogël në qytetin e Elbasanit kanë dërguar pranë degës së QKR-së në këtë qytet, kërkesë për mbylljen e biznesit të tyre me pretendimin e rënies së fuqisë blerëse, pamundësia për të paguar taksat, apo edhe pagesës së energjisë elektrike.

Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, tha se “gjatë katër muajve të fundit, rreth 500 biznese të subjektit të vogël kanë dërguar kërkesën për mbylljen e aktivitetit, ku pretendojnë pamundësinë e përballimit të pagesave të taksave dhe detyrimeve të tjera që këto biznese kanë ndaj shtetit”.

Sipas Papës,  parashikohet që deri në fund të vitit, numri i bizneseve që do të kërkojnë mbylljen e aktivitetit të tyre do të rritet.

Gjatë këtij viti në Bashkinë e Elbasanit janë regjistruar 230 subjekte të reja të biznesit të vogël, ndërsa janë drejt mbylljes 500 të tjerë, një diferencë kjo thuajse dyfish më e lartë, ç’ka ka shkaktuar edhe shqetësim për vetë biznesmenët të cilët kanë kërkuar mbylljen e aktivitetit të tyre.

Pronarët e këtyre bizneseve thonë se taksat dhe detyrimet e shtetit, si uji, dritat vijnë duke u rritur, ndaj e bën të pamundur aktivitetin.

Ndërkaq bizneset që po mbyllin lokalet janë më shumë ato të cilat tregëtojnë konsum të përditshëm, si minimarkete, dyqane kinkalerie, veshjesh, etj.

Ka edhe nga ata tregtarë të cilët po i mbyllin aktivitetet e tyre pa kryer pagesën në organet tatimore, duke shkaktuar kështu një borxh tek këta të fundit, të cilët kanë kërkuar ndihmën e bashkisë për vjeljen e detyrimeve të prapambetura të këtyre subjekteve.

Në qytetin e Elbasanit ushtrojnë aktivitet rreth 3200 biznese të vogla, ndërsa në rang qarku janë mbi 10.000 të tilla.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Shfryhet superfuqia energjitike
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje se do të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të dymbëdhjetë kontratave koncesionare që janë dhënë në vitet 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve private, duke premtuar miliona euro investim, por që rezultuan një dështim i plotë. Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
Ndërsa në Tiranë vazhdojnë debatet mes pozitës dhe opozitës për buxhetin e vitit të ardhshëm, Fondi Monetar thotë se parashikimet e qeverisë shqiptare janë tepër optimiste. Spanjë, ekonomia rritje zero
Ekonomia spanjolle regjistroi zero rritje në tremujorin e tretë të vitit, tregojnë të dhënat e fundit statistikore të vendit. “Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Me revokimin e lincensës për kompaninë “Albanian Airlines”, ndryshon edhe terreni i lojës në tregun e fluturimeve ajrore, ku tashmë pritet të zhvillohet një betejë e fortë mes shoqërive për zotërimin e linjave.
Durrës, tatimet godasin bizneset pa kasa
Tatimorët bllokojnë aktivitetet dhe paralajmërojnë konfiskime dhe kallëzime penale për shkelësit e ligjit, pas një aksioni të një shkalle të gjerë në Durrës, bëri të ditur gjatë të premtes gazeta “Shqip”.


Lajmet kryesore

Morinë - Merdarë, përurohen kilometrat e para
Në ceremoni Jahjaga, Thaci e Berisha
Shtiren si policë, kryejnë tri grabitje
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›