E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 te medhenjte e diktatures Rama Kadare Agolli strategji per enciklopedine e komunizmit

Enciklopedine e komunizmit nuk do ta bejne dhe s039mund ta bejne dot as revizionistet dhe as emigrantet qofshin keta me banim ne Moske qofshin me banim ne Zvicer. Ate do ta bejne bijte e revolucionit shkrimtaret e vertete revolucionare. Kete fjali Ismail Kadare e ka thene ne maj te vitit 1977 ne nr. 5 vitit XXIV te botimit te revistes Nentori organ i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Ne kete numer eshte permbledhja e nenreferateve te mbajtura ne rastin e organizmit te Plenumit te Lidhjes mbajtur ne 11 mars te vitit 1977. Gjithe kjo saktesi e dates vjen per te kujtuar se ky plenum ne kete vit duket se vendos perfundimisht hierarkine letrare te letersise socrealiste pas 45-s. Ajo cfare sot studiuesit e quajne hierarki te ngurtesuar qartesisht se shkrimtaret e kesaj periudhe vazhdojne edhe sot te jene ne krye pra letersia e sotme vazhdon te jete e fokusuar ne tri kater emra te medhenj. Me poshte botojme pjese nga fjalimet e tre protagonisteve Kristaq Rama Dritero Agolli dhe Ismail Kadare mbajtur ne pleniumin e Lidhjes se Shkrimtareve

Enciklopedine e komunizmit nuk do ta bejne dhe smund ta bejne dot as revizionistet dhe as emigrantet qofshin keta me banim ne Moske qofshin me banim ne Zvicer. Ate do ta bejne bijte e revolucionit shkrimtaret e vertete revolucionare. Kete fjali Ismail Kadare e ka thene ne maj te vitit 1977 ne nr. 5 vitit XXIV te botimit te revistes Nentori organ i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Ne kete numer eshte permbledhja e nenreferateve te mbajtura ne rastin e organizmit te Plenumit te Lidhjes mbajtur ne 11 mars te vitit 1977. Gjithe kjo saktesi e dates vjen per te kujtuar se ky plenum ne kete vit duket se vendos perfundimisht hierarkine letrare te letersise socrealiste pas 45-s. Ajo cfare sot studiuesit e quajne hierarki te ngurtesuar qartesisht se shkrimtaret e kesaj periudhe vazhdojne edhe sot te jene ne krye pra letersia e sotme vazhdon te jete e fokusuar ne tre kater emra te medhenj.

Ka kaluar etapa e armiqve te letersise ku e para kryqezate per zhdukjen e emrave qe kontribuan ne letrat shqipe para 45-s shenohet ne vitin 1949 me mbledhjen e dyte te Lidhjes se Shkrimtareve duke rrezuar Sejfulla Maleshoven bashke me Fishten Koliqin Konicen etj. Tanime keto emra jane te parrezikshem ne letraret e rinj duke u konsideruar te deklasifikuar nga hierarkia letrare socrealiste.

Emrat sic i shohim nga revista Nentori te 77-s duken te konsoliduar dhe referuar fjales se tyre verejtjet sillen rreth persosjes se komunizmit qofte ne figuren e heroit pozitiv apo me levizjen e re per ta bere fshatin si qyteti. Gjithashtu tendenca me ekstreme shfaqet ne rrethin vicioz per te krijuar nje letersi te re kombetare me idene e krijimit se fundit te gjurmes ne enciklopedine e komunizmit.

Dritero Agolli Ismail Kadare dhe ne fushe te artit pamor Kristaq Rama duket se ishin pikat kyce te krijimit te fizionomise se re te letersise socrealiste krahas emrave te tille si Jakov Xoxa Dhimiter Shuteriqi Koco Bihiku Dhimiter Xhuvani Dalan Shapllo etj.

Pavarsisht krijimtarise se tyre letrare keta emra teorikisht pretendonin memorizimin e vetvetes ne historine e letersise socrealiste. Sot ky kendveshtrim ndoshta vjen i hidhur pasi distanca nga reagimi me i shpeshte ashtu ishte koha nuk merr kuptim. Cberja nga keto mite te socrealizmit duke pasur ne thelb ideologjine komuniste e beri sic po duket edhe sot e kesaj dite te veshtire cngurosjen e hierarkise edhe pa u lexuar librat.

Ne kete plenum Agolli tregon misherimin ne art te programit te Partise mesimet

e marksizem-leninizmit. Parimi i frymes popullore ne art filozofikisht bazohet ne mesimet e marksizem-leninizmit mbi popullin si krijues te historise si krijues te kultures materiale e shpirterore. Shkrimtaret dhe artistet kane rritur interesin dhe preokupimin per shfrytezimin e gjere te vlerave artistike te krijimtarise se vertete te popullit-folklorit pasurise se gjuhes frazeologjise mjeteve shprehese etj.

Ne kulm te importit letrar nga literatura majtiste viti 77 e ka humbur tashme ato grimca shkelqimi qe pati pak vite me pare duke mberritur ne vitet 80 ku gjithcka i ngjante atrofizimit mendor. Ne kete atmosfere Agolli thekson idete e shokut Enver per te ndjekur vijen e partise per ndertimin e plote te shoqerise se re ne Shqiperi per mbrojtjen e marksizem-leninizmit nga cdo shtremberim. Ne kete detyre ideologjike Agolli flet per heroin punetor qe i mbarte keto ide ne veper me porosine qe epoka komuniste te ndjehet mire e te rroje.

Ne kemi nevoje per nje hero pozitiv qe te permbledhe ne vetvete vetite me te mira te luftetarit per te rene dhe te virtyteve komuniste qe te kete nje horizont te gjere dhe interesa te medha. Ai nuk duhet te mbyllet ne kater muret e uzines e fabrikes se tij dhe te mendoje vetem per tornon ose per te zgjidhur ndonje konflikt me drejtorin apo shefin.

Ne nje front me liberal vihet Kadare duke vene perballe letersise revolucionare perballe artit realist socialist sfiden dhe luften me letersite e nderkombetarizuara qe perpiqen te krijojne superfuqite e kohes duke u pare si kufoma te ftohta perpara letersive kombetare te popujve.

Vete zhvillimi i artit realist socialist e presupozon kete lufte dhe perkundrazi pushimi i kesaj lufte do te vinte ne dyshim vete qenien e tij. Duke u zhvilluar dhe lulezuar nen presionin e valeve goditese te njepasnjeshme te artit rrethues borgjez revizionist kundershtimin ndaj tyre arti yne e ka si nje veti themelore te tij. Kjo lufte eshte nje nga format e ekzistences se tij. Nuk ka si te kesh art realist socialist pa u futur ne kete lufte. Nuk ka se si vepra jote te jete e afert per popullin jashte kesaj lufte. Klishete e ligjerimit komunist nuk mungojne kur behet fjale artin dekadent borgjez ku Kadare shprehet se arti dekadent borgjez dhe ai revizionist qe rend pas qerres se tij perdorin nje bagazh te vjeter e te perseritur te cilit i nderrojne vetem ambalazhin. Deformimi i realitetit dehumanizimi antiideologjizmi apolitizmi hermetizmi shthurja e formes deheroizmi zhdukja e angazhimit e te tjera si keto jane synime te preferuara te qemtuara nga borgjezia e sotme me kujdes te madh

Piktori Kristaq Rama eshte ana tjeter e ketij realiteti politik por ne fushen e arteve pamore duke kerkuar prej piktoreve nga nje piedestal tashme te sigurt politik te pasqyronin realitetin e ri. Detyre e artisteve te realizmit socialist detyre qe ne duhet ta kuptojme drejt dhe te mos biem ne vulgaritete sic ka ndodhur me disa vepra ne pikture apo ne skulpture qe duke paraqitur punetorin me njeren dore ne leter dhe tjetren si strehe mbi sy presupozojme perspektiven e socializmit apo ne faktin qe sa me shume qe te shtriheshin kembet ne skulpture aq me i fuqishem duhet te kuptohej marshimi i revolucionit. Rama mbetet shtylla e trete e kesaj hierarkie te ngurtesuar te trasheguar dhe lene dhurate nga socrealizmi pa cbere asgje nga kjo histori kur eshte e veshtire te lexohen sot keto ligjerime duke pare qarte implikimin politik te artisteve dhe shkrimtareve se cfare rreziku sjellin ato ne psikiken e nje populli ndersa per mendim kritik as sbehet fjale. Ndaj prej studiuesve e kritikeve te sotem kjo periudhe prej 45-s deri ne 90-n quhet thyerje

Letersia dhe artet te ndjekin ritmet e zhvillimit te shoqerise sone Raporti i shokut Dritero Agolli Pasqyrimi i plote dhe i thelle i transformimeve socialiste te jetes sone

1.

Letersia dhe artet e sotme shqiptare jane te lidhura ngushte me historine e vendit me transformimet e medha shoqerore me luften punen dhe jeten e popullit. Ato jane pasqyruese te zhvillimit revolucionar te levizjes perpara te socializmit qe eshte tipari kryesor dhe vendimtar i realitetit tone te cilit i nenshtrohen te gjitha menyrat mjetet dhe format e artit qe nga tipizimi dhe heroi e gjer te figuracioni. Dinamiken e levizjes perpara te socializmit e gjejme te misheruar plotesisht ne programin e Partise te shtruar ne Kongresin e 7-te te saj qe eshte krijim i mendimit kolektiv te Partise i bazuar ne mesimet e marksizem-leninizmit dhe ne eksperiencen e revolucionit tone ne ligjet shkencore te zhvillimit te shoqerise.

Kongresi i 7-te i Partise mori vendime me rendesi te madhe historike per ndertimin e metejshem te socializmit ne vendin tone. Gjithe populli yne duke u thelluar vazhdimisht ne idete e raportit te shokut Enver dhe te materialeve te Kongresit te 7-te rrit cdo dite besimin ne vijen e Partise per ndertimin e plote te shoqerise se re ne Shqiperi per mbrojtjen e marksizem-leninizmit nga cdo shtremberim ne interes te revolucionit dhe te popujve. Mbrojtja e lirise dhe e sovranitetit kombetar si detyre mbi te gjitha detyrat zhvillimi i vrullshem i industrise dhe perspektiva e shnderrimit te vendit ne nje vend industrialo-agrar persosja e marredhenieve ne prodhim perparimi i metejshem i bujqesise dhe forcimi i bindjeve te ndergjegjshme se ajo eshte ceshtje e te gjitheve afrimi i fshatit me qytetin si pasoje e ecjes perpara te jetes dhe e veprimeve revolucionare qe po ndermerr Partia lufta kunder bllokades se eger imperialisto-revizioniste pasurimi i botes shpirterore te njeriut - te gjitha keto jane per popullin tone nje program i madh pune.

Ne realizimin e ketij programi madheshtor te Partise rol te madh luan ndergjegjja shoqerore gjithe superstruktura socialiste duke perfshire edhe letersine dhe artin.

Ndergjegjja e njeriut - thote Lenini - jo vetem qe e pasqyron boten objektive po edhe e krijon ate. Ne kete kuptim pasqyrimi i realitetit ne art eshte nje proces aktiv me nje synim te caktuar qe ka detyren e vet jo vetem thjesht te rikrijoje disa ane te realitetit po edhe te veproje mbi jeten me nje qellim e me nje tendence per ta ndryshuar dhe transformuar. Ketu shprehet edhe funksioni ideologjik dhe edukativ i artit i cili duke hyre ne ndergjegjen e njeriut kthehet ne force materiale per persosjen e metejshme te gjithe shoqerise.

Ky mision i madh shoqeror qendron ne gjithe permbajtjen e artit tone duke i dhene atij mundesi te pakufishme zhvillimi ne brendi dhe ne forme. Kete e tregojne gjithe arritjet e tij te cilat i vleresoi lart Kongresi i 7-te i Partise duke shprehur besimin per realizime te tjera te rendesishme. Partia - tha shoku Enver ne Kongresin e 7-te - ka treguar kujdes te vazhdueshem qe kultura letersia dhe artet te zhvillohen te pastra dhe te shendosha te ndjekin hap pas hapi transformimet revolucionare te vendit dhe te forcojne gjithnje e me shume permbajtjen e tyre socialiste karakterin militant frymen popullore dhe fizionomine kombetare.

Letersia dhe arti duke vazhduar procesin e konsolidimit dhe zhvillimit te tyre te metejshem kane fituar cilesi te reja dhe kane zgjeruar frymemarrjen e tyre. Ato ka ne hyre gjithnje e me shume ne proceset e zhvillimit shoqeror ne tematiken dhe ne problematiken e tij duke i pasuruar gjinite dhe llojet me permbajtjen dhe me formen e re ne kushtet e sotme te jetes se vendit. Te bazuara ne metoden e realizmit socialist ato kane thelluar analizen e fenomeneve shoqerore dhe kane forcuar realizmin duke ngritur probleme qe kane preokupuar popullin dhe Partine. Gjate gjithe procesit krijues letersia dhe arti kane dhene tablo te gjera te realitetit dhe kane tipizuar heronj e personazhe te rinj me mendime te thella me psikologji dhe bote te pasur e me ideale te larta komuniste. Etape pas etape letersia dhe arti yne kane pasqyruar ato ambiente dhe ata heronj qe ka nxjerre vete realiteti dhe jeta jone. Prandaj ato jane rrethana dhe heronj tipike jo te trilluar por qe burojne nga kushtet e socializmit ne Shqiperi nga kushtet e emancipimit te punes dhe njeriut.

Pesevjecari i shkuar qe ka qene i mbushur me perpjekje dhe qe ka ecur permes ngjarjesh te medha te brendshme dhe te jashtme ne rrethanat e bllokades se eger imperialisto-revizioniste ne periudhen e nje lufte te ashper klasore kunder agresionit kulturor dhe ideologjik e forcoi akoma me shume artin tone duke e pasuruar me eksperience te gjere dhe duke ia shtuar frymen e tij luftarake. Plenumi IV i KQ-se se Partise i cili kritikoi ashper ato shfaqje te demshme liberale te huazuara nga arsenali i kulturave dhe praktikave krijuese regresive e moderniste borgjeze e revizioniste ato teorizime te huaja per metoden e realizmit socialist qe i kunderviheshin partishmerise proletare dhe karakterit kombetar popullor evidentoi sukseset e arritura dhe celi horizonte te gjera dhe mundesi te papara per nje zhvillim te metejshem frontal te te gjitha gjinive te krijimtarise sone. Duke qene nje eveniment jetik per fatet e metejshme te artit tone Plenumi IV i KQ-se se Partise jo vetem forcoi luften kunder cdo ndikimi te ideologjive reaksionare por evidentoi perkrahu dhe nxiti ato tipare te larta te krijimtarise sone qe qendronin ne trungun e shendetshem te saj.

Po ctipare te reja fitoi arti yne ne kushtet e ashpersimit te luftes klasore dhe te bllokades imperialisto-revizioniste Tiparet e reja duhen kerkuar ne tre aspekte se pari ne aspektin ideor se dyti ne aspektin artistik se treti ne aspektin e ecurise se gjinive dhe llojeve.

Ne aspektin ideor letersia dhe artet tona e forcuan partishmerine komuniste duke e pasuruar permbajtjen dhe thelluar fizionomine kombetare ne papajtueshmeri me shtremberimet ideologjike dhe shfaqjet e huaja borgjeze e revizioniste. Kjo ngriti me lart frymen e tyre edukuese dhe karakterin luftarak e militant te realizuara permes heroit pozitiv patosit revolucionar dhe tendences klasore. Me te gjitha keto ne letersine dhe artet tona u forcuan bindjet ne te vetmin ideal estetik sundues i cili perputhet me idealin komunist te shoqerise sone.

Ne aspektin artistik letersia dhe artet e forcuan unitetin e permbajtjes dhe formes. Ne kete fushe ka ardhur duke u thelluar karakteri kombetar i te gjitha arteve letersise muzikes piktures skulptures teatrit dhe kinematografise. Per rrjedhim u thellua fryma popullore qe eshte shprehje e interesave te pergjithshme te popullit pasqyrimi i jetes se tij pikepamjeve ideoestetike dhe idealeve te tij. Parimi i frymes popullore ne art filozofikisht bazohet ne mesimet e marksizem-leninizmit mbi popullin si krijues te historise si krijues te kultures materiale e shpirterore. Shkrimtaret dhe artistet kane rritur interesin dhe preokupimin per shfrytezimin e gjere te vlerave artistike te krijimtarise se vertete te popullit-folklorit pasurise se gjuhes frazeologjise mjeteve shprehese etj.

Ne aspektin e ecurise se gjinive dhe llojeve letersia dhe artet jane zhvilluar frontalisht dhe ne menyre harmonike duke e patur te qarte perspektiven e tyre. Me pare ne artin tone vendin kryesor e zinin poezia tregimi peizazhi. Gjini te tilla si romani filmi muzika simfonike baleti piktura kompozicionale dhe skulptura monumentale kane qene me pakte zhvilluara. Mirepo jeta ushtroi nje presion te madh mbi gjinite dhe llojet e arteve tona duke vendosur raporte te reja me te avancuara. Tani hov me te madh moren romani dhe filmi dhe gjinite e tjera qe kane mundesi te japin tablo me te gjera te jetes dhe qe kane fushe me te hapur per te analizuar shume fenomene te jetes sone e per te trajtuar me thelle luften e klasave dhe kontradiktat ne shoqerine tone. Kjo tregon nga njera ane zhvillimin dhe pjekurine e letersise dhe arteve tona dhe nga ana tjeter procesin e demokratizimit te tyre te metejshem.

Por letersia dhe artet tona te ngjitura ne stadin e sotem te zhvillimit te tyre jane para programit te madh te Partise Problemi shtrohet keshtu Si do ta perballoje krijimtaria kete program Si do ti jape ritmet e zhvillimit ekonomik ideologjik e kulturor te shoqerise

I shtrojme keto pyetje pasi te zbatosh drejt vijen e Partise ne fushen e krijimtarise artistike do te thote te misherosh ne art programin e saj do te thote qe cdo veper ti pergjigjet frymes se Kongresit analizes se thelle shkencore marksiste-leniniste qe iu be fenomeneve kombetare dhe nderkombetare. Ne letersi dhe arte idete e programit te Partise realizohen permes temes problematikes dhe heroit te realitetit aktual dhe historik te pershkuara nga partishmeria proletare.

Nje aspekt i rendesishem i problemit te partishmerise eshte pasqyrimi i aktualitetit i ritmeve te zhvillimit te shoqerise sone i temes se punes sepse kjo eshte nje teme qendrore ne artin e realizmit socialist dhe ketu pleksen mjaft probleme qe kerkojne nje trajtim te vecante. Jashte pasqyrimit te punes jashte rolit te saj transformues ne raport me shoqerine dhe njeriun letersia dhe arti nuk mund ti japin te plota ritmet e zhvillimit te socializmit. Arti yne gjithmone e ka patur ne qender te tij njeriun dhe punen jeten e perditshme e te shumanshme marredheniet shoqerore dhe individuale me idealet dhe rrjedhen e

natyrshme te gjerave me gjuhen e gjalle dhe humorin e popullit me tere plastiken e veprimit dhe te ndjenjave. Keto tipare me i gjejme edhe ne veprat e tanishme edhe ne ato qe jane krijuar vite me pare si Keneta e F. Gjates Perseri ne kembe i Dh. Xhuvanit Njerezit e qytezes ne mal e F. Cakajt Kalamajt e pallatit tim e B. Dedes Njerez dhe gure te A. Kondos e plot te tjera ne te cilat puna shkrihet organikisht ne gjithe

permbajtjen e tyre dhe nuk mbetet si dicka e shkeputur ne vetvete. Ne veprat tona ka patur edhe perpjekje per te dhene formimin shpirteror te punetorit duke kaluar neper nje rruge te veshtire kunder psikologjise se vjeter si bie fjala ne romanin e V. Koreshit Mars e ndonje tjeter. Letersia dhe artet tona e kane trajtuar rolin e punes ne formimin e njeriut ne shume aspekte. Te marrim tablone e S. Shijakut Punetoret ne studion e piktorit. Ne kete veper pernjeheresh ndjehet puna me atmosferen e saj prandaj vepra ngjall mendime dhe emocione te thella. Dhe jo vetem kaq. Ketu shkrihet me mjeshteri artistike puna krijuese intelektuale me punen fizike. Punetori bashkekohes i rritur ne kushtet e socializmit di te mendoje per punen krijuese di ta ndjeje ate dhe te gjykoje per vlerat e saj. Por te arrish te krijosh nje veper me mendime e ndjenja te forta per njeriun e punes duhet ta njohesh kete njeri ne veprimtarine e perditshme te prodhimit te te mirave materiale dhe ne te gjithe aktivitetin tjeter shoqeror e politik ta njohesh me nje tendence dhe pikesynim te caktuar.

Disa arritje te ndjeshme te arteve tona figurative qe perballuan me sukses dy ekspozita te medha kombetare per nje kohe te shkurter si 30-vjetorit te clirimit te Atdheut dhe e 35-vjetorit te themelimit te Partise e kane burimin ne njohjen e realitetit dhe te ndertuesit te shoqerise se re. Edhe sukseset e disa piktoreve e skulptoreve tane te njohur jane rezultat i vrojtimeve te drejtperdrejta ne jeten e vendit qe nga Fierza e gjer ne Bistrice.

Ne procesin e punes lindin mendimet dhe ndjenjat e medha lindin deshirat dhe pasionet kerkimet dhe nxitjet per te ecur perpara per te mos u vetekenaqur nga ato qe jane arritur dhe per te pare me qarte perspektiven. Permes punes qofte fizike qofte mendore zbulohen ndeshjet e mendimeve konfliktet dhe debatet per ta cuar shoqerine perpara lindin dhe rriten heronj te rinj pasqyrimi i te cileve do tu jepte veprave letrare e artistike dramaticitetin dhe epicitetin e epokes. Lindja e heronjve te rinj ne jete i ka ndihmuar letersine dhe artet tona ta mbajne perhere te fresket permbajtjen e tyre. Regjisorit te mirenjohur V. Gjika vete jeta ia serviri heroin e filmit Rruge te bardha ne te cilin individualizohet figura e punetorit te thjeshte Dede qe per interesin e pergjithshem te shoqerise eshte gati te sakrifikoje jeten e vet. Ne kete figure gjejne misherimin e tyre virtytet e larta te njeriut tone me moral te ri te formuar ne kushtet e jetes socialiste.

Ne film eshte vendosur nje raport i drejte mes idealeve shoqerore dhe jetes intime te njeriut. Prandaj ai ka nje tingellim te pergjithshem realist dhe nje humanizem te theksuar socialist.

Por me kalimin e kohes problemi i pasqyrimit te punes dhe te figures se punetorit ne letersine dhe artin tone do te behet edhe me i mprehte edhe me aktual. Me realizimin e programit te Partise socializmi do ta ngreje ne nje shkalle me te larte klasen tone punetore duke e bere ate edhe me te fuqishme edhe me te ndergjegjshme per misionin e saj ne shoqeri edhe me te pasur ne boten shpirterore. Sfondi i punes dhe i veprimtarise se klases punetore do te kete perpjesetime te medha dhe fronti i ndertimit te socializmit do te jete me i gjere dhe me epik. Ne raportin qe mbajti shoku Enver ne Kongresin e 7-te thuhet ne planin e 6-te pesevjecar eshte parashikuar zhvillimi i metejshem dhe i gjithanshem i industrise socialiste duke i dhene perparesi si edhe me pare zhvillimit te industrise se rende pararoje e tere procesit te industrializimit socialist te vendit. Me venien ne shfrytezim te veprave te reja me nivel te larte perqendrimi te prodhimit e te paimit teknik industria do te marre permasa e karakteristika te reja cilesore.

Realizimi i ketyre detyrave i hap fushe te gjere dhe letersise dhe arteve ne pasqyrimin e ritmeve te zhvillimit te shoqerise vecanerisht te figures se klases punetore. Rritja dhe pjekuria e forcave tona krijuese konsolidimi dhe zhvillimi i vazhdueshem i realizmit socialist e bejne te mundshme pasqyrimin me te plote te figures se punetorit tone te sotem. Per pasqyrimin e plote te kesaj figure eshte e domosdoshme te thyhen disa koncepte te vjetruara frenuese.

E para duhet luftuar qe heroi punetor te zere vendin qendror ne vepren letrare dhe artistike. Aktualisht ne mjaft vepra sidomos romane e drama ai eshte anesor dhe

perdoret vetem si mjet per te ilustruar idene se mendimi punetor zoteron jeten tone. Ai ne mjaft raste ende ka mbetur nje figure episodike qe shfaqet neper faqet e romanit apo drames duke tundur grushtin per te treguar shpirtin revolucionar dhe si tund grushtin zhduket duke mos lene ndonje gjurme. Graviteti i vepres anon gjetiu ne figura te tjera qe vertet veprojne ne ambientet punetore por nuk jane punetore. Te shumten e rasteve keto figura jane nepunes te thjeshte apo intelektuale. Doemos kur figurat e intelektualeve popullore skalitem ne raport te drejte me ato te punetoreve kjo eshte gje pozitive por kur mbetemi vetem tek ata dhe nuk e shtrojme me gjere interesin krijues atehere biem ne skematizem dhe perserisim disa shtampa te njohura si mbeturine e nje pervoje te

kapercyer. Keshtu p.sh. romani Duel i madh i A. Abdihoxhes ka merita ne kapjen e problemit te persosjes morale te njeriut permes punes ne pershkrimin e skenave te

pergjithshme te heroizmit te mases por vlera euro tij do te rritej akoma me shume po te pasqyroheshin ne menyre te individualizuar edhe tipa punetoresh rreth heroit qendror te saj.

E dyta duhet luftuar qe figura e punetorit ne veper te mos zevendesohet me nje mase amorfe gjoja per te pasqyruar heroin-kolektiv. Heroi punetor duhet te jete tip me fizionomi dhe individualitet te plote artistik sic eshte Din Hyka ne romanin Perseri ne kembe te Dh. Xhuvanit se ne kete menyre do te perfaqesoje me vertetesi klasen punetore ne kushtet e sotme te vendit. Ne kurriz te figures se heroit punetor vitet e fundit eshte abuzuar shume me teorizimin famekeq te copezimit te saj. Ky teorizim eshte kamufluar nen idene hero-mase sipas se ciles nuk na qenkesh e domosdoshme qe te jepet me fizionomi te plote te individualizuar heroi pozitiv por mjafton qe te pasqyrohet nje grumbull njerezish qe te jete fizikisht i pranishem ne veper. Atehere edhe ambienti ku jetonte ky grumbull mund te quhej ambient-hero barake hero dhe absurditete te tjera si keto. Sipas ketij parimi i ndertonte dramat e tij te gabuara edhe F. Pacrami ne menyre qe ta zbatonte konkretisht nje krijimtari. Mirepo turma amorfe nuk ka te beje fare me pasqyrimin e mases dhe rolin e saj ne nje veper arti. Heroi i individualizuar i dale nga kolektivi dhe ne raport te drejte me kolektivin pasqyron edhe rolin e mases ne shoqeri. Mbeturinen e demshme te mases amorfe e gjejme ndonjehere neper estrada dhe shfaqje teatrale ku pasqyrohet nje grumbull punetoresh pa individualitet duke bertitur ne emer te klases.

E treta duhet luftuar qe te pasqyrohen te plota ambientet punetore te epokes sone. Atdheu yne ka nje industri te perparuar me fabrika uzina e kombinate moderne. Ne vendin tone ka nje front te madh ndertimesh qe nga ngritja e kullave te uzinave digave te hidrocentraleve e gjer te montimi i elektroturbinave te fuqishem. Ky ambient ende ndjehet pak ne veprat letrare e artistike. Ngjarjet shpesh vendosen ne ndonje zyre barake apo kafene duke tu shmangur sfondeve te komplikuara te ndertimeve te medha. Atehere ne vepra nuk ndjehet sa duhet epika e epokes sone nuk tregohet ku punon njeriu me se eshte preokupuar perse mendon gjate dites dhe si pleksen ne mendjen e ne zemren e tij mendimet dhe ndjenjat qe e karakterizojne heroin e kohes sone. Ne ndonje rast keto ambiente nuk jepen me vertetesi po edhe deformohen si ne disa faqe te romanit Ne kerkim te se vertetes te A. Gjakoves ku pershkruhet ne kete menyre familja e nje shoferi Disa here ua kishin prere driten elektrike dhe perseri do tua prisnin ate muaj. Ajo nuk do te paguante. Nuk kishte. Me mire pa drite e te shendoshe se me drite e ti semureshin e ti ftoheshin femijet. Nje pershkrim i tille i varferuar i ambientit ka qene tipik ne jeten e paraclirimit te Atdheut por jo ne vitet lsquo60 kur zhvillohet ngjarja e romanit. Nga ana tjeter romani megjithese trajton temen e rendesishme te qendreses dhe luftes kunder revizionizmit ka nje lloj historizmi sepse ngjarjet modernizohen dhe personazhet na dalin te qarte per probleme qe ne ato vite nuk shtroheshin ashtu si paraqiten atje.

Qe te jepen ambientet punetore te punes dhe te familjes duhen njohur thelle dhe shkencerisht. Ne ndonjehere ambientet ne vepra i trillojme me fantazine tone prandaj dalin te zbehta. U hyjme pershkrimeve te ndertimeve te nje hidrocentrali fjala vjen apo te nje fabrike pa njohuri te mjaftueshme te teknikes dhe teknologjise se re. Ne keto raste vendin e punes dhe objektet e tij i japim te pa detajuara dhe te palidhura me heronjte e personazhet. Kur pikturojme ndonje tablo nga keto ndertime ambient dhe veglat e punes duket sikur nuk kane te bejne me njeriun por qendrojne si te huaja per te.

Pasqyrimi me realizem i ambienteve industriale ka rendesi te madhe ne art pasi edhe ato bashke me heronjte e rinj japin tablone e Shqiperise industriale. Ne ende nuk jemi shkeputur nga disa koncepte te vjetruara te cilat pengojne per ti dhene keto ambiente ne menyre socialiste. Ka pasur raste kur pershkrimet e tyre jane bere sipas librave te lexuara shtyllat e tensionit te larte i quajme perbindesha sirenat e fabrikave lubi etj. Kjo eshte mbeturine e huaj e ardhur nga leximet e atyre romaneve te letersise boterore te cilet punetorin e nxjerrin te varferuar qe e tremb dhe e shkaterron fabrika ndaj e quajne lubi e perbindesh Kurse tek ne fabrika dhe shtylla e tensionit jane te dashura si shtepia se i kemi ngritur per veten tone.

E katerta duhet luftuar qe heroi punetor te tipizoje luftetarin e sotem shqiptar njeriun e epokes ne te cilen mbrohen nga revolucionaret idete e komunizmit ne lufte kunder ideologjise antikomuniste qofte me prejardhje nga borgjezia dhe revizionizmi qofte nga myku e helmet e botes se vjeter. Ky njeri mban mbi shpatulla nje peshe te rende qe i ngarkon historia ne kohen kur revizionistet mburren neper mbledhje e gostira se duan paqen dhe ne te vertete vazhdojne me ethe garen e armatimeve kur superfuqite duan te vendosin hegjemonine e tyre ne bote ndersa popujt luftojne per pavaresine dhe lirine kur Partia jone mbron marksizem-leninizmin dhe vendi yne fiton gjithmone e me shume respektin e komunisteve te vertete e te njerezve te ndershem te planetit. Kur heroi punetor te barte keto ide ne veper do te ndjehet mire edhe epoka. Ne kemi nevoje per nje hero pozitiv qe te permbledhe ne vetvete vetite me te mira te luftetarit per te rene dhe te virtyteve komuniste qe te kete nje horizont te gjere dhe interesa te medha. Ai nuk duhet te mbyllet ne kater muret e uzines e fabrikes se tij dhe te mendoje vetem per tornon ose per te zgjidhur ndonje konflikt me drejtorin apo shefin. Veprimtarine dhe mendimin e tij ai duhet ta shtrije pertej ketyre caqeve si nje njeri i gjere dhe militant.

E pesta punetorin ne nuk duhet ta pasqyrojme vetem ne momente te jashtezakonshme por edhe ne veprimtarine e perditshme ne pune dhe ne jete. Kronika e jetes se punetorit te shoqerise socialiste duhet te jete e plote. Kur e pasqyrojme punetorin ne caste te jashtezakonshme shpesh e japim ne menyre skematike duke mos hyre ne thelbin e fenomenit ne motivet qe e shtyne te marre nje veprim heroik apo guxim te rralle. Ne kete menyre raporti i se vertetes jetesore me idealin shoqeror nuk gjendet ne nje unitet organik dhe figurat dalin te siperfaqshme dhe jo gjithmone bindese. Kjo ka te beje me konceptimin e pergjithshem te njeriut ne nje veper arti te njeriut si teresi e marredhenieve shoqerore sic thoshte Marksi si qenie social-psikologjike njeheresh. Ne jemi ndeshur me nje shikim disi romantik dhe moralizues te punetorit pasi nuk .jemi thelluar sa duhet ne veprimin dhe mendimin e tij revolucionar e transformues.

Njeriu ne pune shfaq gjithe boten e tij te pasur shpirterore gjithe figuren e tij morale dhe politike. Prandaj duke pasqyruar punen vetvetiu artisti do te trajtoje shume probleme qe lidhen dhe pleksen drejtperdrejt me te. Te tilla jane problemet e persosjes morale te edukimit te ndergjegjes te kalitjes permes veshtiresive te jetes te vet-mohimit per interesin e gjithe shoqerise. Me kete problematike ne duhet te kemi me shume vepra te cilat do te sherbenin per edukimin e gjithanshem komunist vecanerisht te moshave te njoma dhe te rinise. Ne kete fushe letersia per femije dhe te rritur mund te bente me shume.

Problemi i punes dhe njeriut ne letersine dhe artet tona gjithmone do ti preokupoje shkrimtaret artistet dhe kritiket tane. Ky eshte nje problem i madh pasi zgjidhja e drejte e tij ka te beje me pasqyrimin sa me te plote te aktualitetit tone socialist te ritmeve te zhvillimit te shoqerise sone. Puna dhe njeriu i diteve tona jane objekt i gjithe arteve letersise muzikes arteve figurative kinematografise teatrit e koreografise.

Nje nga sukseset e dukshme te arteve figurative kohet e fundit fjala vjen eshte edhe pasqyrimi i gjere i njeriut permes punes. Megjithate edhe ne keto arte vihet re nje konceptim i siperfaqshem i njeriut punonjes dhe i ambienteve ku vendoset.

Bota e brendshme e ketij njeriu shpesh eshte e varfer dhe kemi ende shfaqje te skematizmit.

Tablo ne pikture e kompozime ne skulpture. si Sup me sup si malet e U. Hajdarit e Libri ne fshat e I. Sulovarit megjithese trajtojne tema te rendesishme te realitetit tone kane pak jete pak mendime dhe u mungon emocioni.

Arti yne gjithmone e ka pasur ne qender heroin pozitiv qe mbart mbi vete idealet e revolucionit por pas Plenumit IV te KQ te Partise dhe pas fjales se shokut Enver te 20 Dhjetorit 1974 u tregua nje vemendje edhe me e madhe ndaj tij. Gjate kesaj periudhe iu be nje lufte e ashper shfaqjeve te huaja te copezimit te heroit te nxirjes apo lustrimit te tij si edhe teorizimeve ne kete fushe. Ne te gjitha llojet dhe gjinite e arteve tona ka pasur perparime te ndjeshme ne krijimin e figures se heroit pozitiv dhe ne interpretimin teorik te saj. Por duke e pare aktualitetin ne driten e vendimeve te Kongresit te 7-te te Partise del detyra ta pasqyrojme me shume e me mire dhe kjo kerkon njohje e pergatitje ideologjike si edhe mjeshteri me te madhe artistike. Ne syte tane ndertohet dhe jep celikun e pare shqiptar Metalurgjiku i Elbasanit po ngrihet Fier-za e Ballshi vitin e kaluar per here te pare ne histori ne beme buken ne vend - keto dhe shume ane te tjera te jetes kerkojne si vepra te frymezuara e poetike kenge e valle te bukura skica e vizatime sipas kerkesave estetike te gjinive ashtu edhe vepra qe do te nisen nga nje njohje e meditim me i thelluar roman me nje shtrirje te gjere kompozicionale e shumeplaneshe tablo ne pikture e grupe skulpturale muzike qe te himnizoje punen bukurine shpirterore te njeriut punonjes filma artistike vepra teatrale e baleti.

Ritmet e zhvillimit te klases sone punetore dhe te vepres se saj te pavdekshme kerkojne aktivizimin e te gjitha gjinive dhe llojeve te artit tone. Pasqyrimi i ketyre ritmeve duhet te vere ne levizje edhe gjini te tilla si filmi dokumentar artistik i cili me menyren e tij publicistike te fuqishme ka mundesi te medha ta jape flake per flake dinamiken e ecjes sone perpara. Kjo gjini ne asnje menyre nuk duhet nenvleftesuar me zhvillimin e filmit artistik. Filmi artistik dhe dokumentari artistik plotesojne njeri-tjetrin dhe nuk e mohojne. E themi kete pasi vihen re shenja te nenvleftesimit te tij. Pervoja jone na meson se disa filma dokumentare si Rruga jote shok e E. Kekos dhe Kater kenge per Partine e V. Gjikes per forcen e tyre politike dhe artistike qendrojne ne nje nivel me veprat me te mira te kinematografise sone.

Arti yne qe ka njohur realizime te shquara ka mundesi te pakufishme te jape me te plote tablone e Shqiperise socialiste punen dhe luften e njerezve tane ne te gjithe frontin e ndertimit te shoqerise se re. Gjithe keto forca krijuese shkrimtare kompozitore piktore skulptore kineaste aktore soliste kengetare e koreografe te brumosur me ideologjine marksiste-leniniste kane energji te pashtershme per ti pasqyruar ritmet e zhvillimit te te gjithe fushave te vendit tone qytetit e fshatit fabrikes dhe ares ushtrise dhe shkolles. Duke pasqyruar te gjitha sferat e jetes duke tipizuar figuren e bashkekohesit tone ne gjithe gjinite dhe llojet e artit poezi proze pikture skulpture teater muzike e kinematografi ne japim edhe shpirtin e epokes sone ne kushtet e luftes se madhe ne rrethimin imperialisto-revizionist. Te gjitha indet dhe qelizat e trupit te artit tone duhet ta ndjejne misionin e madh historik qe ka ndermarre populli yne per ndertimin e socializmit nen udheheqjen e Partise e te shokut Enver. Shoqeria jone ka te drejte tu kerkoje letersise dhe artit qe ta japin akoma me te plote sec e kane dhene shpirtin e epokes.

Ismail Kadare

Zhvillimi i letersise sone ne lufte me presionin borgjez e revizionist

Nje nga detyrat kryesore qe shtroi Kongresi i 7-te i Partise perpara letersise dhe arteve tona eshte zhvillimi i luftes se pareshtur kunder presionit te artit borgjez-revizionist. Ne raportin e shokut Enver mbajtur ne Kongres thuhet shprehimisht Arti yne i realizmit socialist me idealet e tij revolucionare dhe me synimet per ti sherbyer socializmit dhe popullit ngrihet perballe artit te coroditur dekadent borgjez dhe revizionist...

Rrethimi kulturor eshte pjese perberese e rrethimit borgjez revizionist pra rrjedhimisht lufta qe bejne shkrimtaret dhe artistet tane kunder presionit te tij eshte pjese perberese e luftes qe ben populli yne i udhehequr nga Partia per shpartallimin e rrethimit ne teresi.

Historia ka njohur shume luftera midis shkollave te ndryshme letrare midis rrymave dhe drejtimeve. Lufta e artit realist socialist kunder artit borgjezo- revizionist eshte e pangjashme me to. Kjo eshte nje lufte e nje tipi te ri pjese e luftes se klasave lufte e revolucionit kunder kunderrevolucionit nje lufte per jete ose per vdekje e artit tone te shendoshe kunder artit te semure prej te cilit vjen ere vdekje te borgjezise dhe revizionizmit.

Lufta e pareshtur kunder presionit borgjez revizionist eshte nje permase e domosdoshme e letersise dhe arteve tona. Vete zhvillimi i artit realist socialist e presupozon kete lufte dhe perkundrazi pushimi i kesaj lufte do te vinte ne dyshim vete qenien e tij. Duke u zhvilluar dhe lulezuar nen presionin e valeve goditese te njepasnjeshme te artit rrethues borgjez revizionist kundershtimin ndaj tyre arti yne e ka si nje veti themelore te tij. Kjo lufte eshte nje nga format e ekzistences se tij. Nuk ka si te kesh art realist socialist pa u futur ne kete lufte. Nuk ka se si vepra jote te jete e afert per popullin jashte kesaj lufte.

Kongresi 7-te i Partise e ritheksoi edhe njehere nevojen dhe rendesine e kesaj ndeshjeje. Ajo ka qene dhe duhet te behet akoma me teper nje aksion i vazhdueshem i shkrimtareve dhe i artisteve tane nje shkolle e madhe per ta. Prej kohesh ajo ka hyre dhe duhet te hyje edhe me shume akoma ne procesin e madh te njohjes se jetes nga krijuesit. Vetem duke u konsideruar si e tille ajo do te zere vendin e duhur ne jeten dhe krijimtarine tone.

Lufta kunder presionit borgjez revizionist si pjese perberese e luftes se klasave eshte e vazhdueshme dhe nuk ka karakter fushate. Historia e zhvillimit te letersise sone realiste socialiste ka qene pervec te tjerash edhe historia e perleshjes me artin kunderrevolucionar. Vecanerisht vitet e fundit ky presion ka ardhur duke u rritur vazhdimisht.

Ne vitet qe do te vijne nuk pritet asnje dobesim i ketij presioni perkundrazi pritet nje forcim dhe rafinim i tyre i metejshem. Rrjedhimisht edhe detyrat tona ne luften per te perballuar kete presion jane gjithmone ne rritje gjithmone me serioze dhe me te medha.

Ne fjalimin e 20 dhjetorit te shokut Enver theksohet se propaganda e imperializmit nuk ka njohur kurre nje larmi kaq te gjere sa ne ditet e sotme per degjenerimin e njerezve dhe te shoqerise ne teresi. Armata te tera letraresh bejne pjese ne kete ushtri te kunderrevolucionit boteror. Kuzhina e saj prodhon dite e nate lloj-lloj ushqimesh te helmuara per degradimin e njeriut. Kuzhines se vjeter borgjeze i eshte shtuar dekadat e fundit kuzhina revizioniste me e trashe ne disa pike-pamje por me e rafinuar ne disa te tjera. Aleanca e tyre e shemtuar plotesimet qe i bejne njera-tjetres per ta bere sa me te plote rrethimin kunder forcave perparimtare ne bote i kane bere ato edhe me te rrezikshme.

Letersia e sotme borgjeze dhe revizioniste duke shprehur ne teresi gjendjen shpirterore te borgjezise dhe revizionizmit pershkohet tejembane nga nje fryme e semure. Pavaresisht nga lustrat dhe pudrat me te cilat perpiqet te mbulohet asaj i ka rene cerja e vdekjes. Ajo predikon humbjen sepse eshte vete e humbur bashke me bazen qe e ka pjelle predikon pesimizmin sepse ska te ardhshme predikon shthurjen absurden humbjen e logjikes sepse vete ekzistenca e saj eshte jashte kohes dhe logjikes se zhvillimit te mbare te njerezimit. Ashtu si mikrobet qe kane frike nga dielli kjo letersi tmerrohet nga drita shendeti qartesia jeta. Ajo ka frike nga arti i madh i revolucionit nga realizmi socialist ka frike nga krijimtaria madheshtore popullore e gjithe popujve te botes madje ajo ka frike edhe nga klasiket e medhenj te se kaluares. Sic shihet megjithese ne pamje te pare duket sikur kjo letersi e ky art kane vendosur tiranine e tyre anembane globit ata ne te vertete jane te izoluar e te vetmuar. Sundimi i tyre eshte iluzor sepse marksizem-leninizmi na meson se nuk ka asnje force qe te ndale zhvillimin e historise.

Prandaj lufta kunder artit borgjez revizionist eshte nje lufte qe mund te fitohet dhe do te fitohet patjeter. Ne kete lufte qysh tani arti yne ka arritur fitore te rendesishme dhe do te arrije fitore akoma me te rendesishme ne vitet qe do te vijne.

Duke e ndjere dhe vete kete rrezik te madh si borgjezia ashtu dhe revizionizmi perpiqen here pas here te riorganizojne strukturen e forcave te tyre letrare- artistike. Ajo ndodhet ne nje levizje te vazhdueshme zevendesohen rrymat njera pas tjetres ato qe demaskohen me shpejt zbresin ne thellesi per te nxjerre ne balle rryma te reja te cilat gjithashtu terhiqen nga skena sapo u del boja. Kjo stratagjeme e vazhdueshme qe tek njerezit naive krijon iluzionin e ritmit te zhvillimit seshte vecse nje ardhje verdalle brenda nje rrethi te mbyllur ne te ska asnje gjurme zhvillimi por ka vetem perseritje dhe amulli.

Ne te vertete arti dekadent borgjez dhe ai revizionist qe rend pas qerres se tij perdorin nje bagazh te vjeter e te perseritur te cilit i nderrojne vetem ambalazhin. Deformimi i realitetit dehumanizimi antiideologjizmi apolitizmi hermetizmi shthurja e formes deheroizmi zhdukja e angazhimit e te tjera si keto jane synime te preferuara te qemtuara nga borgjezia e sotme me kujdes te madh. Ato jane qemtuar nga arti dekadent me i vjeter borgjez nga dekadenca e mesjetes apo e barbarise.

Po te shikojme p.sh.disa aspekte te letersise dhe artit te super shteteve te sotme do te gjejme se ato jane te perseritur ne etapa te ndryshme te historise. Perpjekja per te krijuar nje super art eshte bere nga te gjithe shtetet e medhenj agresore ne te kaluaren. Teza e sotme brezhnjeviane e nderkombetarizimit te kultures ka variantet e saj te ndryshkur ne muzeun e historise.

Militaristet e vjeter romake u perpoqen te krijonin nje art te tille per te bere me te lehte nenshtrimin e popujve. Te njejtin gje u perpoqen te bejne perandoret e Bizantit fashistet italiane qe ishin hije e pushtonjesve romake nazistet gjermane me pas dhe imperialistet amerikano-angleze e sovjetike sot.

Keto super kultura me gjithe mbeshtetjen e madhe te makines burokratike te super shtetit kane deshtuar gjithmone. Ato si kane dhene asgje kultures boterore krijuesit e te ciles kane qene dhe do te jene gjithmone popujt te vegjel e te medhenj por kurrsesi superfuqite. Dhe kjo eshte vertetuar.

Letersia nderkombetare qe vazhdonte te shkruhej ne gjuhen latine ne Mesjete ne nje pjese te madhe te Evropes eshte shume me inferiore nga letersite kombetare te asaj kohe te popujve te ketyre vendeve kujtoni Shekspirin Servantesin Fransua Vinjonin. Madje ajo eshte shume me inferiore edhe nga letersia kombetare bashkekohore e vete popullit italian qe jetonte ne truallin e mirefillte latin kujtoni Dante Aligerin. Po keshtu letersia nderkombetare helenistike qendron shume me poshte se letersia e popujve qe jetonin ne truallin e perandorise bizantine. Akoma me vone letersia e nderkombetarizuar islamike ne perandorine shumekombeshe otomane ska krahasim per nga niveli i saj i ulet me letersite kombetare te popujve ballkanike. Kujtoni Naim Frasherin tone te madh perballe turmes se bejtexhinjve etj.. Dhe keshtu me radhe Letersite e nderkombetarizuara qe perpiqen te krijojne superfuqite e kohes sone nuk do te jene vecse hije te zbehta kufoma te ftohta perpara letersive kombetare te popujve te ndryshem.

Keto pervoja te vjetra i shfrytezojne imperialistet e sotem per te bluar letersine dhe artet e popujve. Karakterin kombetar te letersise ata perpiqen ta reduktojne ne nje folklorizem banal ne nje kuriozitet turistik. Ate qe kane bere imperialistet amerikane me karakterin kombetar te kulturave te popujve indiane te te dy Amerikave socialimperialistet sovjetike natyrisht ne nje forme me te maskuar perpiqen te bejne sot me kombesite e tyre. Sado qe ata flasin e gerthasin per te ashtuquajturin lulezim te frymes kombetare brenda per brenda letersise sovjetike dihet fare mire se cfare shkretimi kulturor ka ne republikat e ndryshme te BS popujt e te cilave ne pikepamje te letersise trajtohen si indigjene.

Perpjekja per krijimin e nje lloj arti te super shtetit eshte nje nga shprehjet me te qarta te dekadentizmit te sotem borgjez revizionist. Ajo permbledh ne vetvete nje pjese te aspiratave te ketij dekadentizmi. Pseudomonumentalizmi te kujton pseudomonumentalizmin e kohes se revanshizmit ne Gjermani. Giigandomania e artit imperialist borgjez ose revizionist eshte nje forme e shantazhit qe iu behet proletariatit boteror si dhe popujve perparimtare e shteteve demokratike. Me kete gjigandomani ata duan tu kujtojne te tjereve shtatin e tyre numrat e kilometrave katrore dhe te banoreve e pasurive qe kane. Por prapa ketij viganizmi te semure prapa kesaj fryrjeje mburravece nuk fshihen vecse temat e vogla. Arti i superfuqive eshte i gjithi nga kreu e ne fund art i temave te vogla dhe mania per forma te sterholluara per teknicizem per trajtimin e temave kozmike nuk fsheh vecse kete varferi dhe vogelsi tematike. Permasat e vogla te ideve perbejne nje cilesi kryesore te artit borgjez dhe revizionist te sotem.

Pra siccedi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›