E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, mbyllen fushat e grumbullimit të mbeturinave

Mbyllen fushat e grumbullimit të mbeturinave urbane në Elbasan pasi nuk përmbushnin asnjë kusht teknik.
 

Agjencia Rajonale e Mjedisit në qarkun e Elbasanit ka penalizuar bashkinë Gramsh dhe komunën Shirgjan me mbylljen e fushave te grumbullimit të mbeturinave urbane.
 

Sipas kreut të ARM-së Adi Madhi komuna Shirgjan është gjobitur edhe me 500 mijë lekë.
 

Kreu i Agjensisë Rajonale të Mjedisit ka theksuar se po vazhdojne monitorimet e vazhdueshme për të evidentuar zona të tjera problematike dhe për të ndërhyrë më pas dhe për to .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›