Durrës, peshkimi po përballet me probleme serioze
Peshkimi po përballet gjithmonë e më shumë me probleme serioze në Durrës. Çmimet e larta të karburanteve dhe mungesa e një tregu për riparimin e anijeve ka shkaktuar probleme serioze për peshkimin në qytetin bregdetar.
Peshkatarët shprehen të shqetësuar në lidhje më këtë situatë e për më tepër që projekti për Portin e ri të peshkimit po rrezikon të digjet nga përplasjet e politikës.
Ndërkohë një dukuri intresante që po shfaqet në biznesin shqiptar ku punëtorë të huaj po punësohen në tregun tonë. Fenomeni i punësimit të të huajve në peshkim vihet re edhe në porte të tjera si në atë Shëngjinit dhe Vlorës.