Elbasan mbyllet numerimi Sejdini fitues

Në Elbasan është mbyllur numërimi i votave për bashkinë e qytetit, ku ashtu sic pritej fitues ka dalë kandidati i PS, Qazim Sejdini.
Sipas informacioneve të fundit, Sejdini ka marrë 25463 vota, ndërsa demokrati Durim Hushi 17487, me një diferencë prej 7976 votash.
Sejdini do të drejtojë kështu për katër vitet e ardhshme bashkinë e Elbasanit, që pretendohej të fitohej nga krahu i djathtë.