Rama: Fitorja në Tiranë, e padiskutueshme

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot në mbëmje ritualin post elektoral të prezantimit të kandidatëve fitues të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Rama u shpreh entuziast në prezantimin e fituesit për kreun e bashkisë së Krumës, të cilin e cilësoi si fituesin, sikundër kandidatët e tjerë.
“Sot kam kënaqësinë të kem në krah kryetarin e ri të Bashkisë së Krumës, i cili ka realizuar një fitore shumë të bukur, duke bërë që Bashkia e Krumës të kalojë në duart e mira të qeverisjes vendore pas vitesh plot dështime. Komplimentoj Vangjush Dakon i cili realizoi një fitore që shumë pak e besonin që do të ishte e këtyre përmasave”, tha Rama.
Kreu opozitar në një konferencë për shtyp nga selia rozë lëshoi një apel për të gjithë partnerët dhe miqtë, për të mos lejuar që procesi të cënohet dhe të ngecë, kjo si një garanci që procesi të vijojë normalisht. Rama falenderoi ambasadorët e SHBA, Holandës, BE dhe OSBE për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesi, ndërsa apeloi që ndërkombëtarët të bëjnë të pamundurën që procesi të mos cënohet apo vonohet.
Më tej, Rama me mjaftë optimizëm shprehu bindjen e tij se fitorja në Tiranë është e padiskutueshme, kjo dhe me pjesmarrjen masive të qytetarëve në votime.