E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan meshe per Sotir Kolean

Qytetar i botës që udhëtimet dhe përpjekjet për një Shqipëri të emancipuar i ndali përgjithmonë në Elbasanin e vitit 1945. Aty prehet sot Sotir Kolea dhe për nderin e tij në Ditën e Shën e Sotirit, në kishën e Shën Kollit mbahet një meshë.

Mbrojtja e Vlorës, nga aktet e drejtpërdrejta patriotike të Sotir Kolesë. Është e dokumentuar promemoria e tij drejtuar një ideollogu të fashizmit, shkrimtarit të shquar Gabriele D’Anunzzio.
Kolea kishte qenë pjesë e platformave politike në delegacionin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe po atë vit në Kongresin e Triestes për të zgjedhur një udhëheqës për Shqipërinë.

Është në frontin e elitës së kohës me Lef Nosin, Mithat Frashërin, Aleksandër Xhuvanin.
Ecejaket e tij nëpër botë mbyllen në vitin 1928 kur emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtar dhe i Muzeut Kombëatr. Për nëntë vjet ai e pasuroi si askush tjetër kujtesën kombëtare me vetëdijen e intelektualit shumëgjuhësh, me interesa ndaj shkencave.

Në moshë të shtyrë, kur mendoi të hiqte dorë nga angazhimi politik, Lef Nosi, e fton në Elbasan ku Sotir Kolea mbyll aktivitetin e tij si leksikograf.
Të afërmit ruajnë rreth 26 mijë fletë në dorëshkrim dhe janë duke ëprgatitur një monografi mbi Sotir Kolean.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›