E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen tensionet ndermjet Londres dhe Madridit

Janë rindezur sërish tensionet ndërmjet Madridit dhe Londrës për të ardhmen e Gjibraltarit, territorit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar. 
Kësaj here shkak është bërë vendimi i autoriteteve angleze të gjibraltarit për të vendosur një pengesë ujore artificiale që dëmton peshkarexhat spanjolle.
Peshkatarët nga ana e tyre e shohin jo vetëm si problem ekonomik këtë por dhe si fyerje pasi e konsiderojnë territor spanjoll.
Madridi ka reaguar menjëherë duke kërcënuar se do të vendosë një taksë prej 50 eurosh për cdo mjet që kalon nga Gjibraltari në Spanjë.
Përfaqësuesit e qeverisë spanjolle janë shprehur se dialogu është ende një alternativë por pengesat prej cimentoje që pengojnë peshkimin duhet të lëvizen menjëherë.
Polemikat mes dy vendeve vazhdojnë prej tre shekujsh tashmë kur në vitin 1713, Spanja i jepte përjetësisht Gjibraltarin , Mbretërisë së Bashkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›