E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, metalurgëtnë protestë, bllokojnëhyrjen e uzinës

ELBASAN- Metalurgët në Uzinën që administrohet nga kompania turke KURUM kanë zhvilluar sot në mëngjes, për të tretën ditë me rradhë një protestë para ambjenteve të uzinës. Ndryshe nga ditët e tjera protesta sot është përshkallëzuar pasi punonjësit kanë bllokuar hyrjen e mjeteve të transportit në Uzinë.

Pezullimi i punës nga ana e punonjësve si dhe bllokimi i mjeteve të transportit ka paralizuar punën në këtë uzinë.

Shkak i protestave të njëpasnjëshme është bërë dhuna e ushtruar nga drejtues të kompanisë “Kurum” ndaj një prej punonjësve të uzinës.

Nderkaq drejtuesit e kompanisë e cilësojnë të paligjshme grevën dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›