E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 në pranga përsulmin ndaj gazetaritTeofil Pançiç

BEOGRAD- Policia në Serbi thotë se dy të dyshuar janë arrestuar lidhur me sulmin muajin e kaluar ndaj një gazetari në Beograd.

Shefi i policisë së qytetit tha se dy burrat dyshohen se kanë ndjekur gazetarin Teofil Pançiç në një autobus në Beograd dhe se e kanë rrahur atë me një shufër metalike më 24 korrik.

Pançiç, i cili shkruante për gazetën Vreme, pësoi plagë në kokë dhe në krahë.

Ai i tha një gazetari serb se beson që motivi i vetëm i sulmit mund të ketë qenë fakti që ai është gazetar. Pançiç njihet për kritikat e tij të ashpëra kundër nacionalizmit dhe ekstremizmit serb.
(e.n/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›