Meta: Bojkoti i zgjedhjeve, propagandë e Berishës. Fitojmë me mbi 200 mijë vota
TIRANE - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, dha dje një intervistë në emisionin “Bugajski Hour” në “Albanian Screen”. Meta deklaroi se koalicioni i majtë do t’i fitojë zgjedhjet me mbi 200 mijë vota diferencë.
Kur keni folur për përqendrim pushteti, keni pasur ndërmend tendenca të fshehta autoritare në qeveri që ju u kundërviheni?
Mendoj se faktet flasin vetë. Besoj se PD-ja duhej të kishte bërë përpjekje më të mëdha për një president konsensual. Njëkohësisht edhe për drejtimin e shumë institucioneve të vendit duhet të kishte pasur një proces më gjithëpërfshirës. Natyrisht, të gjitha këto shqetësime sjellin edhe rrezikun e autoritarizmit, i cili në fakt u demonstrua në mënyrën më të qartë dhe më të papërmbajtur, në rastin e ndryshimit në mënyrë arrogante, antikushtetuese dhe të paligjshme të një anëtari të KQZ-së, që ka sjellë jo pak pasoja për besueshmërinë e standardeve të zgjedhjeve në të cilat ne kemi hyrë.
A ishte shkëputja juaj me qeverinë, miqësore, një divorc i kadifenjtë, apo mos vallë tani ka një konflikt mes jush dhe partisë në pushtet?
Mendoj se ishte një ndarje së cilës i kishte ardhur koha, por më shumë sesa ndarje apo prishje, unë do të preferoja me bindjen time që të ishte përfundimi i një marrëveshjeje. Ne duhet të kuptojmë që demokracia funksionon në bazë të marrëveshjeve.
Pra, supozoj se ju nuk jeni dakord me supozimet e kryeministrit se opozita po bojkoton apo po orvatet të shtyjë zgjedhjet nga frika e humbjes?
Absolutisht, kjo është një propagandë që kryeministri Berisha e bën për të nxitur sa më shumë militantët e tij, por e vërteta është krejt ndryshe. Opozita është e interesuar t’i afrojë zgjedhjet në mënyrë që të afrojë ditën e fitores së saj dhe natyrisht që fitorja është e opozitës, unë jam i bindur, dhe për këtë qëndron edhe LSI-ja në këtë koalicion. Nuk do të jetë dita e parë e revanshit të një pale ndaj palës humbëse.
Ne në Uashington jemi gjithnjë të shqetësuar që Ballkani nuk është akoma plotësisht i stabilizuar. Pra, zgjedhjet janë një kohë për të parë se ç’progres është shënuar, deri ku është konsoliduar demokracia, sa stabilitet social ka në vend, e kështu me radhë. Po ju pyes hapur: a ka rrezik për trazira publike dhe për një konflikt të mundshëm social, qoftë nëse zgjedhjet nuk pranohen si të ligjshme nga njëra palë apo tjetra, qoftë nëse ato nuk përmbushin standardet ndërkombëtare dhe publiku bëhet tejet i acaruar? Pra, a ka një rrezik potencial për konflikt në Shqipëri? Me fjalë të tjera, a ka për të pasur politikë rruge, apo konflikt rruge?
Personalisht nuk e shikoj për momentin këtë rrezik, pavarësisht nga rreziku që u qëndron zgjedhjeve vazhdimisht mbi kokë, nga dëshira e lidershipit të Partisë Demokratike për të imponuar një arbitraritet tërësisht jashtë kohës në të cilën ne jetojmë, duke dashur të krijojë idenë se mund të ndodhë çdo gjë. Kjo është e pamundur, mendoj unë. Por, e theksoj edhe një herë tjetër që, do të ketë një diferencë bindëse. Nuk do të jetë diferenca me 10 vota si në rastin e Bashkisë së Tiranës, do të jetë një diferencë, sipas mendimit tim, me të paktën 200 mijë vota në këto zgjedhje. Më duhet të theksoj që për herë të parë në këta 23 vjet të gjitha forcat politike të së majtës janë së bashku, dhe jo vetëm kaq, por së bashku me to kemi edhe forca të spikatura që kanë qenë në të djathtë ose në qendër, ndërkohë që e djathta paraqitet e përçarë si rrallë ndonjëherë tjetër, duke pasur në konsideratë sfidën e partisë Fryma e Re Demokratike, të ish-presidentit Topi, një nga eksponentët kryesorë të Partisë Demokratike gjatë këtyre dy dekadave. Pra do të kemi një diferencë tepër bindëse.
Le t’i kthehemi paksa kohës kur ju ishit pjesë e koalicionit qeverisës; cilat ishin sukseset dhe cilat dështimet?
Duhet të kemi parasysh se Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në një situatë delikate. Së pari sepse Partia Socialiste, duke mos dashur të pranonte koalicionin e LSI-së me Partinë Demokratike, energjitë e saj më kontestuese dhe më negative i përqendroi tek Lëvizja Socialiste për Integrim në qeveri. Por njëkohësisht edhe Partisë Demokratike në një farë mënyre i interesonte që shumë probleme t’i adresoheshin LSI-së.
Natyrisht, dikush thotë: “Pse Lëvizja Socialiste për Integrim nuk prishi marrëveshjen për këtë çështje apo për një çështje tjetër?”, por qëllimi ynë nuk ka qenë për të gjetur rastin për të prishur një marrëveshje, por për të bërë përpjekjet më të mira, duke pasur në konsideratë se edhe situata politike ka qenë jo pak e tensionuar, për të shkuar në mënyrën më të pranueshme dhe normale drejt përfundimit të kësaj marrëveshjeje, natyrisht duke i ngritur problemet dhe shqetësimet tona. Ka pasur raste kur mund të prishej marrëveshja, sikurse ka qenë po për një arsye madhore, që kishte të bënte me raportet e Shqipërisë me NATO-n, dhe rasti ka qenë kur ka pasur një iniciativë për të ndryshuar ligjin për Shërbimin Informativ në mënyrë të padakordësuar me NATO-n, çka ishte një detyrim i qeverisë shqiptare, e cila, disa vite pas anëtarësimit në NATO, ishte e detyruar që për legjislacionin që lidhej me çështjet e sigurisë të konsultohej me NATO-n. Dhe këtu qëndrimi ynë ka qenë i qartë, është bërë i qartë publikisht edhe në Parlament dhe natyrisht ka pasur një reflektim.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)