Elbasan mungese uji

Burimet që furnizojnë ujësjellësin e Elbasanit kanë pësuar rënie drastike për shkak të thatësirës dhe në qytet ka mungesa të theksuara me furnizim.
Situata në fjalë rrezikon të lërë pa ujë të pijshëm më shumë se 130 mijë banorë të qytetit.
Këtë shqetësim e ka ngritur vetë Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-kanalizimeve i cili i bën thirrje konsumatorëve të kursejnë ujin e pijshëm, ndërsa ka shtuar se ndërmarrja do të ndërpresë me orë të tejzgjatura furnizimin me ujë jo vetëm për konsumatorët familjare, por edhe për administratat publike, të cilat janë qendrat shëndetësore, spitalet, shkollat, cerdhet, etj.
“Situata është më kritikja në 20 vitet e fundit. Kjo lloj situate nuk është përsëritur herë të tjera dhe niveli i puseve është në nivele kritike. Masa e parë që do të merret është ulja e furnizimit me ujë, ulja e orareve të furnizimit me ujë të qytetit”, deklaron Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-kanalizimeve në Elbasan, Ardian Zhidro.
Nga ana teknike, e ka shpjeguar në detaje thatësirën në të cilën ndodhen nivelet u ujit, Shefi i Sektorit të Prodhimit, Dashamir Cela.
“Nivelet janë nën kuotën e lejueshme. Puset janë në nivele të ulëta dhe ne thithim aq ujë sa prodhon pusi, rreth 130 litra për sekondë”, thotë Shefi i Sektorit të Prodhimit, Dashamir Cela.
Në kete kuadër Përgjegjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve , u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shpërdorojnë ato pak rezerva të mbetura.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Ligji për mbeturinat
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me komisionerin e Bashkimit Europian për Mjedisin, zotin Poticnik, me të cilin ka diskutuar edhe mbi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. “Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së
Pas protestave të njëpasnjëshme kundër miratimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, përfaqësuesit e shoqërise civile, kanë nënshkruar një kërkesë, për shfuqizimin e dy neneve të këtij ligji përmes referendumit. Ura e Poloskës rrezikon shëmbjen
Ura e Poloskës e cila është e vetmja që mundëson kalimin nga qyteti i Bilishtit në fshatin Miras dhe anasjelltas, rrezikon shëmbjen. Ohër-Strugë-Pogradec, projekti i tragetit, i parealizuar
I premtuar 6 vjet me pare projekti per linjen e tragetit qe do te kalonte ne 3 qytetet e Ohrit, Struges dhe Pogradecit, per te mundesuar edhe zhvillimin e metejshem te turizmit, ende nuk po shkon drejt realizimit. Festat, policia shton kontrollet në fundjavë
Fundjava dhe festat e Nëntorit të shoqëruar nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe plot diell kanë shtuar ndjeshëm numrin e qytetarëve, që kanë preferuar të kalojnë disa orë në bregdet.
Lajmet kryesore
Nafta, hetim Ministrisë së Brendshme
Skandal me tenderat e viteve 2009-2010
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Sistemi zgjedhor, komisioni fillon punën
Ndahet nga jeta Leka Zogu
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje