Kukan e Swoboda leter Berishes e Rames

Eduard Kukan dhe Hanes Swoboda vlerësojnë si një hap të shumëpritur e të madh përpara të gjitha marrëveshjet dhe nismat e fundit politike që çojnë drejt normalizimit të klimës politike.
Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama, përfaqësuesit e dy grupimeve kryesore në Parlamentin Europian mirëpresin këto zhvillime, që sipas tyre sinjalizojnë vullnetin për të lëvizur drejt një epoke të re bashkëpunimi, si dhe krijojnë themelet drejt normalizimit të jetës politike dhe adresimit të shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë.
“Ne i shohim këto marrëveshje, të konfirmuara nga Parlamenti, si një përgjigje politike ndaj sfidave të mëdha që ka vendi. Kjo rrugëdalje nuk mund të vinte në një kohë më të mirë për vendin dhe për rajonin. Kjo mundësi duhet shfrytëzuar tashmë për të ndërmarrë veprime politike vendimtare, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja, për të siguruar një perspektivë të qartë për qytetarët. Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë shans”, thuhet në letër.
Më tej, dy letërshkruesit inkurajojnë Berishën dhe Ramën që të bashkojnë forcat për të çuar përpara reformat, nën frymën e pajtimit dhe të pragmatizmit, duke theksuar se aktorët politikë do të fitojnë kredibilitet, vetëm nëpërmjet përforcimit dhe zbatimit konkret të marrëveshjes.
Përveç 12 kritereve kyçe të caktuara nga Komisioni Europian, përfaqësuesit e Parlamentit Europian shpresojnë që marrëveshjet e javës së shkuar të çojnë në një funksionim më të mirë të Kuvendit, por jo vetëm kaq.
“Një konsensus i gjerë për reformën zgjedhore do të luajë një rol të rëndësishëm në garantimin e funksionimit të duhur të procesit demokratik. Ne jemi gjithashtu të palëkundur në besimin se tashmë ka një dritare mundësie për të zbatuar reforma të rëndësishme në lidhje me rendin ligjor dhe të drejtat e njeriut, në veçanti reformimi i gjyqësorit, për të luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të garantuar mosdiskriminimin dhe trajtimin e barabartë për të gjithë qytetarët”, nënvizohet në letër.
Kreu i delegacionit europarlamentar për Ballkanin, i djathti Eduard Kukan, dhe zëvendëspresidenti i grupimit të majtë Hannes Swoboda, shprehin në fund besimin se e ardhmja e Shqipërisë dhe gjithë rajonit është në Bashkimin Europian, duke ofruar gadishmërinë e tyre për të ndihmuar në rrugën e integrimit.
Të dy eurodeputetët urojnë që takimi i ardhshëm ndërparlamentar, që mbahet më 9 dhjetor, të shënojë një fazë të re edhe për mardhëniet me Parlamentin Europian.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Tiranë, këshilltarët e PS-së: Bashkia e kunatit
Kryetari i këshilltarëve socialistë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, akuzoi sot kryetarin e bashkise Lulzim Basha, se po abuzon me fondet publike në sherbim të interesave dhe përfitimeve financiare të familjarëve të tij. Reformimi i sistemit zgjedhor
Komisioni i Reformes Zgjedhore zhvilloi sot mbledhjen e parë duke nisur kështu zyrtarisht punën për hartimin e reformës zgjedhore. Komisioni ka tre muaj afat për realizimin e këtij procesi dhe të gjitha palët shprehën besimin në këtë takim për këtë pikë. SOS Saranda!
Endri Xhafo - Saranda është në rrezik! Javën e shkuar, Stefan Çipa kishte një hije të rëndë kur e thoshte këtë; dëshpërimi i tij dukej i sinqertë. Kjo Shqipëri vilajetesh
Skënder Minxhozi - Paradoksalisht, Shqipëria e 28-29 Nëntorit 2011 nuk ngjante dje dhe pardje me një vend që festonte dy festat që personifikojnë unitetin dhe afirmimin e kombit shqiptar. KLD, shkelje të rënda në gjykata
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspektimet në disa gjykata duke konstatuar shkelje të rënda për disa gjyqtarë.
Lajmet kryesore
Nafta, hetim Ministrisë së Brendshme
Skandal me tenderat e viteve 2009-2010
Reformimi i sistemit zgjedhor
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje
Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar