E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet ne kerkim Valer Xheka


Ish-shefit të sindikatave Valer Xheka, një nga emrat më të njohur në politikën shqiptare pas viteve 1991, i është sekuestruar e gjithë pasuria me vendim të gjykatës së Tiranë, pas akuzave për vjedhje të pronave të BSHP-së.

Xheka është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi nuk ndodhet në Shqipëri, por dysohet të jetë me banim në Francë. Policia në bashkëpunim edhe me task forcën në prokurorinë e Tiranës, ekzekutoi vendimin e gjykatës per 61-vjecarin.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë bllokuar rreth 279 mijë dollarë, 98 mijë euro dhe 400.000 lekë. Po ashtu, janë sekuestruar 3 ndërtesa me sipërfaqe 1 mijë e 800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në kryeqytet.

Valer Xheka akuzohet për “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “falsifikimi të dokumenteve”, vepra penale këto të konsumuara gjatë kohës që ai drejtonte BSPSH-në.

Ai ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme ish-shtypshkronjën “11 Shkurti”, si edhe tre ndërtesa me sipërfaqe prej 1 mijë e 800 metra katrorë.

Në pronësi të tij ka edhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në vendin e quajtur “Kodra e Priftit”, në Tiranë. Të gjitha këto prona të dikurshme të sindikatave.

Sipas policisë, ish-kreu i sindikatave Valer Xheka, në mënyrë të kundërligjshme ua kalonte këto pasuri të afërmve të tij dhe më pas këta familjarë ia kalonin sërish atij me certifikatë pronësie.

Për të është ngritur edhe akuza e “pastrimit te produkteve të veprës penale”. Strukturat e Policisë së Shtetit dhe të prokurorisë, nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, kanë vendosur masa të sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Nafta, hetim Ministrisë së Brendshme
Zgjerohet më tej skandali për cështjen e naftës përgjatë viteve 2009-2010. Punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Prokurimit Publik janë nën hetim nga njësia task forcë, të paktën deri më tani, si të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën pas verifikimeve të kryera në tre tendera për naftën që i përkasin vitit 2009. “Ju tregoj jetën dhe vdekjen e Leka Zogut I”
Skënder Zogu, djali i xhaxhait të Princit Leka dhe një prej njerëzve më të afërt në jetën e tij, tregoi detajet e funeralit shtetëror dhe disa prej momenteve kyçe të jetës së pretendentit të Fronit Shqiptar, në një intervistë gjatë emisionit të “Pasdites”, në “Top Channel”. Kush ishte Leka Zogu
Në 5 Prill 1939, Mbretëresha Geraldinë lindi një djalë. Vetëm disa orë pas lindjes së birit të Ahmet Zogut, me anë të një rezolute, Parlamenti kërkon largimin e familjes mbretërore nga Shqipëria. Korcë, shtyhet gjyqi ndaj 84-vjecarit vrasës
Shtyhet seanca e parë e cështjes gjyqësore për 84-vjecarin Gaqo Dumka, i akuzuar për vrasjen e Liljana Arapit. Tufa fajtor, dënohet me 20 vjet burg
Lavdërim Tufa u gjet sërish fajtor nga Gjykata e Tiranës, gjatë rigjykimit. Ai u dënua me 20 vjet, nën akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e tre personave, mes të cilëve edhe Fatmir Rama i njohur si 'Miri i Xhikes'.

Lajmet kryesore

Nafta, hetim Ministrisë së Brendshme
Skandal me tenderat e viteve 2009-2010
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Sistemi zgjedhor, komisioni fillon punën
Ndahet nga jeta Leka Zogu
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›